Flash

Vodhi produkte farmaceutike në Durrës, prangoset në flagrancë 44-vjeçari

Lapsi.al 26 February 2026
Vodhi produkte farmaceutike në Durrës, prangoset në

Vodhi produkte në një farmaci, gjatë natës, kapet në flagrancë nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme pas vjedhjes, 44-vjeçari.

I arrestuari i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari u kap në lagjen nr. 12, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Blutë sekuestruan produktet e vjedhura dhe mjetet që dyshohet se i përdorte për të kryer vjedhje.

“Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimit në lagjen nr. 12, në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë konstatuar një shtetas duke u larguar me vrap nga një farmaci. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë kapur shtetasin I. D., i cili mbante një çantë me produkte të cilat rezultoi se i kishte vjedhur në farmaci.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 44 vjeç, banues në Durrës.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Të këshilluara

Emri/ Shkrumbohet makina luksoze në Pogradec

Është përfshirë nga flakët një mjet tip Range Rover, orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas burimeve paraprake, ngjarja është regjistruar në Pogradec në lagje...

08:13

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë ...

07:53

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI