Flash

Banorët në protestë, bllokojnë rrugën nacionale Tërpan-Përmet

Lapsi.al 27 February 2026
Banorët në protestë, bllokojnë rrugën nacionale

Banorët e fshatit Tërpan në bashkinë Poliçan protestuan sot duke bllokuar rrugën nacionale Tërpan-Përmet. Ata ankohen se ndërtimi i rrugës Tërpan-Ballaban-Përmet ka bllokuar hyrjen në fshat dhe plantacionet e ullinjve. Sipas banorëve, ndërtimi pengon qarkullimin e mjeteve dhe bllokon kanalet kulluese që shkaktojnë përmbytje.

Administratori i Njësisë Tërpan, Fatmir Çela, tha se banorët kanë të drejtë dhe shqetësimi i tyre është përcjellë në bashkinë Poliçan, e cila ka premtuar ndërhyrje të menjëhershme për hapjen e rrugës hyrëse. Çela shtoi se firma ndërtuese mban përgjegjësi për gurët dhe dëmet nga punimet, ndërsa cilësia e rrugës aktualisht është e dobët, me çarje dhe rrëshqitje në disa segmente të asfaltuara.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI