Flash

Mashtroi vajzën duke i marrë 5 mln lekë dhe kredi në emër të saj, pranga 41-vjeçarit

Lapsi.al 27 February 2026
Mashtroi vajzën duke i marrë 5 mln lekë dhe kredi në

Një 41-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi dyshohet për mashtrim dhe përfitim kredie në emër të një shtetaseje të re. 41-vjeçari Fation Xhezairi banues në Durrës ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të mashtrimit.

Nga hetimet paraprake rezulton se më 9 shkurt 2026, 41-vjeçari i ka marrë të resë shumën prej 550 mijë lekësh nëpërmjet mashtrimit. Po ashtu, më 24 shkurt 2026, ai dyshohet se ka aplikuar dhe ka përfituar kredi në emër të saj pranë një institucioni financiar.

Njoftimi i policisë:

I mori një shumë parash, një shtetaseje, nëpëmjet mashtrimit, dhe mori kredi në emër të saj, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

41-vjeçari, i dënuar më parë për mashtrim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i veprimeve hetimore që u kryen menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje, për një rast mashtrimi, kanë identifikuar autorin e dyshuar. Në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit:

-F. Xh., 41 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për mashtrim.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 09.02.2026, i ka marrë 550 000 lekë, nëpëmjet mashtrimit, një shtetaseje 24 vjeçe, banuese në Krujë, dhe më datë 24.02.2026, ka aplikuar dhe ka marrë kredi në emër të saj, në një institucion financiar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 27 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 96 lekë dhe do të shitet me 96.7 lekë, ndësa një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe d...

08:23

Parashikimi i motit për këtë të premte

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat të pa...

07:20

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI