Flash

Negociatat/ BE kërkon rezultate konkrete për mbylljen e kapitujve të drejtësisë

Lapsi.al 27 February 2026
Negociatat/ BE kërkon rezultate konkrete për mbylljen e kapitujve

Në Bruksel u zhvillua sot diskutimi i parë mbi raportin e shqyrtimit të rezultateve të paraqitura nga autoritetet shqiptare për Kapitujt 23 dhe 24 të negociatave, që mbulojnë gjyqësorin dhe të drejtat themelore, si edhe drejtësinë, lirinë dhe sigurinë.

Sipas burimeve diplomatike, ambasadorët e 27 shteteve anëtare theksuan se sigurimi i një IBAR pozitiv, raporti i ndërmjetëm për vlerësimin e progresit në fushën e sundimit të ligjit, përbën një kusht thelbësor për të avancuar drejt mbylljes së kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë.

Në diskutime u kërkua që pala shqiptare të paraqesë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, veçanërisht në zbatimin e reformës në drejtësi, forcimin e sundimit të ligjit, si edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Theksi u vendos te konsolidimi i institucioneve të reja të drejtësisë dhe te demonstrimi i një bilanci të matshëm hetimesh, ndjekjesh penale dhe vendimesh përfundimtare.

Pas prezantimit fillestar të Komisionit Evropian, pritet që shtetet anëtare të formulojnë një qëndrim të përbashkët mbi hapat e mëtejshëm proceduralë dhe nëse Shqipëria do të marrë dritën jeshile për mbylljen e kapitujve të parë të grupimit themelor.

Në këtë proces, një rol vendimtar pritet të kenë edhe raportimet që drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë do të paraqesin në takimin e Komitetit për Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, i cili do të mbahet të martën dhe të mërkurën në Bruksel. Rezultatet konkrete dhe të verifikueshme në terren do të jenë përcaktuese për vlerësimin final të progresit të Shqipërisë në këtë fazë të negociatave.

Ndërkohë mazhoranca ende nuk ka një qëndrim për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Kryesocialisti Edi Rama ka thënë se do të japë një përgjigje të denjë për aspiratat e integrimit, por deri tani ka lëshuar vetëm akuza për prokurorët dhe gjykatësit.

Të këshilluara

Shpërthen në flakë muzeu në Sarandë

Një zjarr është regjistruar në orët e mesditës në një godinë në ndërtim të Muzeut Nënujor, duke shkaktuar panik te banorët dhe bizneset përreth zonës. Sipas ...

15:27

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI