Flash

SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos

Lapsi.al 27 February 2026
SPAK sekuestron dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos
SPAK ka sekuestruar dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi shkelje në procedurën e prokurimit. Sipas gazetares Klodiana Lala, sekuestrimi është kryer të martën pranë Autoriteti Portual Durrës, ku ndodhej dokumentacioni i plotë i procedurës. Tenderi për zhvillimin e projektit në Porto Romano ka një vlerë prej rreth 400 milionë eurosh dhe është zhvilluar në dy faza: parakualifikim dhe kualifikim. Nga faza e parë e procedurës është skualifikuar një kompani holandeze, ndërsa më 9 mars është paraqitur vetëm një ofertë financiare. Në garë ka mbetur e vetme një kompani greke, e cila ka vijuar me fazën përfundimtare të tenderit.

Ndërhyrja e SPAK vjen në një moment politik të ndjeshëm, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama ka folur brenda grupit parlamentar socialist për presione të jashtme lidhur me hetimet që po avancojnë në vend.

Sipas një burimi të pranishëm në mbledhjen e zhvilluar në Pallatin e Brigadave, Rama u është shprehur deputetëve se qeveria gjermane po ndërmerr lëvizje që, sipas tij, dëmtojnë interesat e Shqipërisë. Kryeministri ka përmendur konkretisht ministrin e Jashtëm gjerman, duke pretenduar se Berlini ka ndikuar në nxitjen e hetimeve të SPAK, fillimisht për çështjen e AKSHI-t dhe tani edhe për tenderin e Porto Romanos.

“Po shfrytëzojnë dobësitë tona për të na penguar”, mësohet të ketë deklaruar Rama gjatë diskutimit me deputetët socialistë.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johan Wadephul, vizitoi Tiranën në nëntor të vitit të kaluar, ku përveç takimeve politike zhvilloi edhe një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani. Në atë kohë ai vlerësoi publikisht punën e Prokurorisë së Posaçme, duke deklaruar se SPAK po bën “një punë vërtet shumë të shkëlqyer” në luftën kundër korrupsionit.

Hetimi për Porto Romanon shton një tjetër dosje të ndjeshme në fokusin e SPAK, pas çështjes së tenderave të AKSHI-t, ku në qendër të hetimeve ndodhet Ergys Agasi, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit, i shpallur në kërkim për përfitime të dyshuara të paligjshme në procedura publike.

Lexo më tej: Off the record/ Fjalët e Ramës në “funeralin politik” të Ballukut 

Ndërkohë mbetet ende e paqartë nëse hetimi për projektin e Porto Romanos lidhet drejtpërdrejt me procedurën e tenderimit apo me elementë të tjerë të procesit, në një garë ku disa kompani të mëdha europiane u skualifikuan dhe në fund mbeti vetëm një operator në konkurrim.

Projekti i portit të ri në Porto Romano konsiderohet një nga investimet më të mëdha infrastrukturore në vend dhe zhvillimet e fundit pritet të rrisin përplasjen politike rreth rolit të SPAK dhe hetimeve ndaj projekteve strategjike të qeverisë. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: Shtyhen afatet e portit të ri në Porto Romano/ Operatori i vetëm në garë kërkon kohë 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI