Flash

Pse El Mencho donte të vinte dorë mbi Botërorin 2026 në Meksikë: zbulohen planet

Lapsi.al 27 February 2026
Pse El Mencho donte të vinte dorë mbi Botërorin 2026 në

Dalin në dritë detaje të reja mbi planet e supozuara të Nemesio Rubén Oseguera Cervantes, i njohur si ‘El Mencho’, pas vdekjes së tij të ndodhur si pasojë e një operacioni të ushtrisë meksikane. Kreu i Cártel Jalisco Nueva Generación (CJNG) ishte shumë i interesuar për Botërorin 2026, deri në atë pikë sa kishte siguruar shumë bileta për ndeshjet e planifikuara në Meksikë.

Sipas asaj që raporton e përditshmja meksikane Milenio, narkotrafikanti kishte siguruar bileta për të katër ndeshjet e parashikuara në Estadio Akron, impiant i vendosur pranë Guadalajara, në shtetin e Jalisco-s, bastion i kartelit. Qëllimi, sipas rindërtimeve, ishte përdorimi i biletave si formë shpërblimi ose dhurate për të forcuar marrëdhëniet me aleatë me ndikim në botën politike dhe sipërmarrëse.

El Mencho, për vite me radhë mes kriminelëve më të kërkuar në botë për trafikun ndërkombëtar të drogës, vdiq pasi mbeti i plagosur gjatë një operacioni të forcave të armatosura. CJNG, organizatë e konsideruar ndër më të dhunshmet në vend dhe e futur nga Shtetet e Bashkuara në listën e organizatave terroriste të huaja gjatë administratës së Donald Trump, reagoi ndaj vrasjes së tij me trazira dhe akte frikësuese në zona të ndryshme të Jalisco-s.

Frikë për Botërorin

Ngjarja rikthen në qendër të vëmendjes çështjen e sigurisë në prag të Botërorit 2026, që do të organizohet bashkërisht nga Meksika, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Meksika do të presë 13 ndeshje të shpërndara mes Ciudad de Mexico, Guadalajara dhe Monterrey. Tensionet e fundit kanë ushqyer debatin mbi masat e sigurisë të nevojshme për të garantuar zhvillimin e rregullt të kompeticionit në një nga tre vendet organizatore.

Gianni Infantino është shprehur i bindur për organizimin e FIFA World Cup 2026 në Meksikë, pavarësisht tensioneve të fundit pas vdekjes së narkotrafikantit Nemesio Oseguera. Duke folur në Barranquilla gjatë një eventi të federatës kolumbiane, presidenti i FIFA-s siguroi se situata është nën kontroll dhe se përgatitjet po vazhdojnë normalisht. “Kemi besim të plotë te Meksika”, deklaroi ai, duke shpjeguar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale.

El Mencho

Reagimi i presidentes meksikane

Edhe presidentja meksikane Claudia Sheinbaum theksoi se do të garantohen të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e skuadrave dhe tifozëve, veçanërisht në qytetet e përfshira si Guadalajara dhe Monterrey. Përveç ndeshjeve të Botërorit, vendi do të presë në mars një turne playoff që do të përcaktojë dy vendet e fundit për fazën finale, si edhe disa miqësore ndërkombëtare.

Në frontin sportiv, trajneri i Meksikës, Javier Aguirre, konfirmoi se organizimi i ndeshjeve po ecën sipas planit, duke iu përgjigjur shqetësimeve të ngritura nga disa federata të huaja. Federación Boliviana de Fútbol ka njoftuar dërgimin e një komunikate zyrtare në FIFA për të kërkuar forcim të masave të sigurisë në prag të playoff-it. Qasje e ngjashme vjen nga Federação Portuguesa de Futebol, e cila po monitoron situatën para miqësores kundër Meksikës në “Stadio Azteca”. Të dyja federatat kanë theksuar se mbrojtja e lojtarëve, stafit dhe tifozëve është prioritet absolut, megjithëse pa dhënë indikacione për ndryshim të mundshëm të stadiumit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI