Flash

Real e përjashtoi si nazist, tifozi:“Vishem si grua, kam birësuar 2 fëmijë me ngjyrë”

Lapsi.al 27 February 2026
Real e përjashtoi si nazist, tifozi:“Vishem si grua, kam
Antonio Galvez nuk e pranon, pasi u etiketua si nazist përpara gjithë Spanjës pas përjashtimit me turp nga “Santiago Bernabeu” ndërsa po niste Real Madrid–Benfica e Champions League, ndeshja e kthimit e playoff-it që pa “merengues” të fitonin 2-1 dhe të kualifikoheshin për në 1/8-at. Pamjet televizive kishin qenë shumë të qarta duke treguar tifozin madrilen që zgjaste krahun në përshëndetjen naziste, duke shkaktuar ndërhyrjen e menjëhershme të stafit të sigurisë së klubit, i cili e identifikoi brenda pak çastesh dhe e nxori jashtë impiantit.

Tifozi i Real Madrid i përjashtuar nga “Bernabeu” mbrohet nga akuza se është nazist

Në atë moment ndeshja sapo kishte nisur, por shumë shpejt Galvez e kuptoi se rezultati final i skuadrës së zemrës do të ishte problemi i fundit për të në orët në vijim. Reali jo vetëm që e përzuri nga ajo ndeshje, por tani dëshiron t’i ndalojë hyrjen në “Bernabeu” për pjesën tjetër të jetës, duke riafirmuar “dënimin për këtë lloj gjestesh dhe shprehjesh që nxisin dhunë dhe urrejtje në sport dhe në shoqëri”. Megjithatë, sipas versionit të dhënë nga tifozi, ai gjest nuk kishte absolutisht asnjë lidhje me nazizmin, aq më tepër për një person si ai që në jetën private sillet në një mënyrë që me siguri një njeri intolerant si nazistët nuk do ta vlerësonte. Kjo është vetëmbrojtja e zjarrtë e Galvez, i cili në një video pohon se ka “ndërgjegjen e pastër”, si edhe se ka birësuar dy fëmijë me ngjyrë dhe vishet me rroba femrash. “Normalisht kur shkoj në një ndeshje futbolli bëj këtë, bëj atë (bën gjeste të ndryshme në video, shënim i redaksisë), një ditë tjetër vendos dorën te pjesët intime, një ditë tjetër e vendos te të pasmet… dje, rastësisht, më ndodhi ta bëja dy herë dhe kaq”, premton tifozi. “Po më thonë shumë gjëra – vazhdon Galvez – E vërteta është se jam mjaft i qetë sepse kam ndërgjegjen e pastër. Ishte një gjest që mund të ndodhë, por të thuash se i përkas një grupi nazist, se duhet të gjobitem deri në 60 mijë euro për atë gjest… Më vjen keq, nuk do të lejoj që kjo të shkojë më tej sesa është e nevojshme. Do të jem unë që do të flas me anëtarët e klubit, nuk do të jetë klubi ai që do të më përjashtojë. Tani do ta bëjnë, sigurisht, sepse dikush duhet të paguajë, dhe do të jem unë”.

“Nazistët nuk shoqërohen me njerëz me ngjyrë, me gay e nuk vishen si gra”

Tifozi i Real shpjegon më pas se çfarë personi është në jetën private, gjë që sipas tij e shfajëson plotësisht: “Nazistët nuk shoqërohen me njerëz me ngjyrë, nuk shoqërohen me gej, nuk vishen si gra. Ja pra nazisti, kështu që ka diçka me të cilën nuk jam dakord. Ky ‘nazist’ këtu ka birësuar dy fëmijë me ngjyrë, Kalu dhe Abdu, dhe kushdo që dëshiron mund t’i telefonojë menjëherë, kanë këtu Tonin e tyre për çdo gjë që u nevojitet, sepse para se të quhem nazist, siç disa duan të më quajnë, unë gjithmonë i bëj thirrje arsyes së shëndoshë”. “Nuk ka djalë që ta pëlqejë një gej më shumë se Toni – shton sërish Antonio Galvez – Një gej ka celebruar martesën time sepse e zgjodha unë. Ky djalë këtu vishet si grua, vendos buzëkuq dhe shkon në ‘El Rocio’ (festë e famshme fetare dhe popullore andaluziane që mbahet çdo vit në një fshat të vogël në Andaluzia, shënim i redaksisë), jo larg Seviljes. Kam gjashtë fustane flamenco, jo një, jo dy, jo tre, gjashtë fustane flamenco. Mezi pres të shkoj në ‘El Rocio’ dhe të festoj, sepse më pëlqen. Ja pra nazisti…”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI