Flash

Reuters: Belinda Balluku shkarkohet pas akuzave për korrupsion

Lapsi.al 27 February 2026
Reuters: Belinda Balluku shkarkohet pas akuzave për korrupsion

Shkarkimi i Belinda Ballukut një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se “Balluku u shkarkua, ndërsa ajo përballet me akuzat për abuzime me tenderat publik”, ndërsa theksohet se këto akuza kanë nxitur edhe protestat e opozitës.

“Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK, ngriti aktakuzë ndaj Ballukut në dhjetor, nën dyshimin se ka ndërhyrë në dhënien e dy kontratave ndërtimi në vitin 2021, me vlerë mbi 200 milionë euro”, thuhet më tej në shkrimin e “Reuters”.

Ndërkohë Parlamenti pritet të vendosë më 5 mars nëse do të votojë apo jo për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke i hapur rrugë SPAK për ta arrestuar atë.

Kryeministri, i cili drejton vendin që prej vitit 2013, nuk dha arsye konkrete për shkarkimin e saj, që erdhi në kuadër të një riorganizimi më të gjerë të qeverisë, ku u prekën shtatë poste, përfshirë ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm.

Zëdhënësja e qeverisë, Manjola Hasa, deklaroi për Reuters se “Rama kishte paralajmëruar që në fillim të mandatit se riorganizimet mund të ishin më të shpeshta, ndërsa gjatë katër muajve të fundit kishte refuzuar tre herë dorëheqjen e Ballukut”.

“Që prej marrjes së saj të pandehur, forca më e madhe opozitare, ka organizuar protesta duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Gjatë tubimeve janë regjistruar përplasje, ku protestuesit kanë hedhur bomba molotov, ndërsa ka pasur të lënduar si nga radhët e policisë ashtu edhe të demonstruesve”, shkruan Reuters.

Shqipëria, e cila synon anëtarësimin në deri në vitin 2030, përballet me presion nga Brukseli për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Zyrtarë të BE-së kanë deklaruar se po ndjekin nga afër mënyrën se si qeveria po i trajton çështjet e korrupsionit, duke theksuar se progresi në këtë drejtim është kyç për integrimin evropian të vendit”, mbyll artikullin “Reuters”.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 27 shkurt 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 96 lekë dhe do të shitet me 96.7 lekë, ndësa një dollar amerikan do të blihet sot me 81.1 lekë dhe d...

08:23

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI