Flash

Sfida klimatike, duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

Lapsi.al 27 February 2026
Sfida klimatike, duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur

Qeveria shqiptare e ka konsideruar sektorin e transportit ndër më të ekspozuarit ndaj rreziqeve klimatike, sipas Planit Kombëtar të Përshtatjes ndaj Ndryshimeve Klimatike (NAP) për periudhën 2026–2036, një dokument strategjik që synon të mbrojë ekonominë dhe infrastrukturën nga rreziqet në rritje të klimës, në të cilin ndryshimet klimatike tashmë po rrisin presionin mbi infrastrukturën ekzistuese.

Përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe erozioni kërcënojnë rrugët dhe hekurudhat, ndërsa rritja e nivelit të detit paraqet rrezik për portet dhe objektet bregdetare. Valët e të nxehtit po shtojnë gjithashtu presionin mbi infrastrukturën e vjetruar.

Transporti rrugor mbetet forma dominuese e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në vendin tonë aktualisht, pasi rrjeti hekurudhor ka pësuar rënie drastike dhe aktualisht përfaqëson më pak se 1% të trafikut të pasagjerëve.

Plani parashikon shtatë masa prioritare për transportin, me një kosto të vlerësuar rreth 2,3 miliardë dollarë, ose 21% të buxhetit total që nevojitet për të zbutur pasojat e klimës. Këto masa fokusohen në vlerësime të rregullta të rrezikut për rrugët, përdorimin e zgjidhjeve bio-inxhinierike për të parandaluar përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave, si dhe zhvillimin e mobilitetit urban të qëndrueshëm.

Plani synon jo vetëm mbrojtjen nga rreziqet klimatike, por edhe krijimin e një sistemi modern transporti dhe zhvillimi ekonomik më të qëndrueshëm. Kërkohen investime në infrastrukturë rezistente ndaj klimës, të cilat pritet të rrisin sigurinë, të përmirësojnë lidhshmërinë dhe të mbështesin rritjen ekonomike në afat të gjatë. Në vitin 2021 ishin funksionale vetëm 224 kilometra hekurudhë, me shërbime të kufizuara dhe shpejtësi të ulëta. Megjithatë, projekte të reja si linja Tiranë–Durrës me lidhje me aeroportin dhe projektet e propozuara drejt Kosovës dhe Greqisë synojnë rigjallërimin e këtij rrjeti dhe zhvillimin e transportit me emetime të ulëta.

Transporti detar mbetet jetik për tregtinë, pasi realizon rreth 70% të eksporteve dhe mbi gjysmën e importeve. Porti i Durrësit përpunon 92% të mallrave të vendit, ndërsa portet e Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës mbeten pika strategjike për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit.

Por, teksa Shqipëria ka tashmë një plan për mbrojtjen nga rreziqet klimatike, institucionet ndërkombëtare kanë vënë në dukje se vendi ynë ka probleme të mëdha në zbatimin e strategjive dhe planeve në praktikë. Me këtë plan, Shqipëria synon të harmonizojë prioritetet kombëtare me objektivat globale të përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, në një kohë kur presioni i klimës mbi ekonominë dhe infrastrukturën po bëhet gjithnjë e më i dukshëm./ Monitor

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI