Flash

Stallone nxjerr për herë të parë pamjet: Vuajtjet për xhirimin e “Rocky”

Lapsi.al 27 February 2026
Stallone nxjerr për herë të parë pamjet: Vuajtjet për
Sylvester Stallone ka zbuluar stërvitjet e mundimshme për të realizuar sa më realiste skenat e ringut në filmin legjendar "Rocky". "Para se Rocky të shkelte në ring, kishte orë të tilla në ekran", - rrëfeu ylli 79-vjeçar në llogarinë e tij personale në Instagram. Postimi shoqërohej nga një video e rrallë në prapaskenë ku ai shfaqet së bashku me Carl Weathers, i cili luajti rolin e Apollo Creed, duke kaluar nëpër prova të lodhshme. “Përsëritje. Hapa. Kohëzgjatje. Të godas dhe të ngrihesh përsëri në këmbë. E shkrova skenarin vetëm në 3 ditë e gjysmë, por përgatitja fizike zgjati muaj. Asgjë nuk ishte e rastësishme. Nëse do që të ndihet reale, duhet ta jetosh”, - shtoi ai. Në pamje, dy aktorët shihen duke përsosur çdo grusht dhe çdo rënie. Në një moment, Stallone dëgjohet duke i dhënë drejtim kolegut të tij, duke thënë: “Jam pak i lënduar këtu. Më ke marrë mendtë me kërcimet e tua ”. Aktori bie më pas mbi litarë pas një “grushti” nga Weathers, duke i shpjeguar kolegut të tij se duhet të jetë më afër skajit të ringut. “Këto litarë janë si tela kitare”, bëri shaka ai.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Sly Stallone (@officialslystallone)

“Majtas, djathtas”, shtoi ai, duke i treguar Weathers se ku t’i drejtonte grushtet e tij, përpara se ai vetë të hidhej përsëri në litarë. "Rocky" debutoi në Nju Jork më 20 nëntor 1976 dhe u bë filmi me fitimet më të larta të vitit, duke grumbulluar gati 225 milionë dollarë në të gjithë botën. Në vitin 1997, ai fitoi tre çmime Oscar për Filmin më të Mirë, Regjisorin dhe Montazhin e Filmit, ndërsa Stallone u nominua për Aktorin më të Mirë dhe Skenarin më të Mirë Origjinal. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI