Flash

U kap me 1 milion euro në Kosovë, gjykata liron policin nga Tirana

Lapsi.al 27 February 2026
U kap me 1 milion euro në Kosovë, gjykata liron policin nga Tirana

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për të lënë në paraburgim 3 të dyshuarit të cilët u kapën 1 milion euro në doganën e Merdares.

Një nga të ndaluarit është Aurel Kaziu, efektiv i komisariatit numër 5 të Tiranës.

Në njoftimin e saj gjykata thotë se, “prokuroria nuk arriti të vërtetojë se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit E.A., A.K. dhe A.L., kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohen, dhe se, nuk është përmendur asnjë provë, sado sipërfaqësore”.

Sipas Gjykatës, kërkesa për caktimin e paraburgimit nuk kishte të bashkëngjitura as provat minimale për këtë fazë të procedurës, siç janë procesverbali i kontrollit të automjetit e as vërtetimi për sekuestrim të sendeve.

“Ndaj, duke u gjendur në këtë situatë dhe në mungesë të materialit provues, gjykata është e obliguar të zbatojë nenin 163 paragrafi 3 të KPPRK-së dhe të lirojë të pandehurit E.A., A.K. dhe A.L”, - thuhet mes tjerash në njoftim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI