Flash

Vritet me thikë 17-vjeçari shqiptar në Greqi, arrestohet i riu grek

Lapsi.al 27 February 2026
Vritet me thikë 17-vjeçari shqiptar në Greqi, arrestohet i riu

Një sherr banal mes dy të rinjve në Lutraqi të Korinthit u kthye në tragjedi me një 17-vjeçar shqiptar të vrarë dhe një 19-vjeçar grek të ndaluar.

Sipas autoriteteve greke, çdo gjë ka nisur kur viktima Aleks Vangjeli i datëlindjes 2009 me orgjinë nga Berati, është paraqitur në spital me plagë shkaktuar nga mjeti prerës në zonën e barkut.

I pyetur prej mjekëve, deklaroi se ishte përplasur me makinë.

Menjëherë ai u dërgua me ambulancë drejt Athinës, pasi gjendja e tij u vlerësua e rëndë, por nuk mundi t'u mbijetojë plagëve të marra.

Në të njëjtën kohë në një klinikë private në Korinth u paraqit edhe një 19 vjeçar Grek edhe ai i dëmtuar me thikë, por që mjekëve i deklaroi se ishte përfshirë në një aksident automobilistik.

Menjëherë u njoftua policia e cila ndaloi personin e dytë dhe e mori atë në pyetje paraprake.

I pyetur prej agjentëve ai ishte mjaftë kontradiktor dhe aspak bindës, ndaj dhe me urdhër të prokurorisë u ndalua dhe po mbahet në klinikën që po kurohet nën ruajtjen e policisë.

Ende nuk dihen shkaqet e përleshjes mes ty të rinjve, por dyshohet se mes tyre ka pas sherr për motive të bobëta.

Viktima Aleks Vangjeli jeton vetëm me të jëmën mbas divorcit të prindërve të tij.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI