Flash

Konflikti me Iranin/ FBI në gatishmëri maksimale pas sulmeve amerikane dhe izraelite

Lapsi.al 28 February 2026
Konflikti me Iranin/ FBI në gatishmëri maksimale pas sulmeve amerikane

FBI ka paralajmëruar amerikanët, duke theksuar rritjen e rrezikut nga sulmet e mundshme të Iranit përmes grupeve terroriste proksi. Ekipet e kundërterrorizmit dhe kundërzbulimit të FBI-së janë në gjendje të lartë gatishmërie në të gjithë vendin. Frika nga sulmet është shtuar pas operacioneve ushtarake të presidentit Donald Trump ndaj Iranit dhe raportimeve për vdekjen e udhëheqësit suprem të regjimit. Irani përdor rrjetin e grupeve proksi në mbarë botën për të kryer sulme kundër vendeve perëndimore.

Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, po punohet në koordinim me agjencitë federale për të monitoruar dhe parandaluar çdo kërcënim. Ushtria amerikane ka lëshuar raketa Tomahawk ndaj Iranit në një operacion të përbashkët me Izraelin. Teherani ndërkohë ka nisur sulme hakmarrëse mbi baza amerikane në Lindjen e Mesme, përfshirë Bahrein, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajt. Irani po përdor gjithashtu dronë kamikazë për të goditur ndërtesa dhe aeroporte.

Të këshilluara

Izraeli dhe SHBA sulmojnë Iranin

Izraeli ka nisur atë që e ka cilësuar si një “sulm parandalues” ndaj Iranit. Në një deklaratë të bërë mëngjesin e sotëm, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israe...

08:45

Bota në prag të një tjetër lufte

Disa shpërthime kanë goditur Kabulin disa orë pasi Afganistani dhe Pakistani këmbyen sulme në rajonin kufitar. Dhuna shpërtheu pas disa ditësh tensione të larta...

20:20

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI