Flash

Arrestohet në Tropojë autori i vrasjes së Egli Pashollarit në Tiranë

Lapsi.al 2 March 2026
Arrestohet në Tropojë autori i vrasjes së Egli Pashollarit

Është arrestuar pas 11 ditësh në Tropojë autori i dyshuar i vrasjes së të riut Egli Pashollari në Tiranë. Gazment Buçpapaj u prangos në vendlindjen e tij, pas vrasjes me thikë të 31-vjeçarit në kryeqytet.

Pashollari u sulmua në mes të ditës sapo doli nga makina. Pjesë e përleshjes ka qenë edhe bashkëshortja e autorit. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 20 shkurtit, rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.

Mësohet se autori i vrasjes kishte mbërritur në zonë rreth orës 15:30 për të marrë bashkëshorten e tij, e cila punonte në një market fare pranë vendit të ngjarjes. Sapo e reja ka hipur në makinë, autori ka parë në distancë të riun Egli Pashollari të shoqëruar me një shok të tij.

LEXO EDHE: Vrasja e Egli Pashollarit, del VIDEO e sulmit ndaj të riut dhe goditja me thikë

Motivet e sherrit janë të paqarta. Pas ngjarjes autori është parë duke marrë sërish makinën të cilën e ka braktisur pak metra larg zonës ku ndodhi ngjarja. Së bashku me bashkëshorten e tij janë larguar me taksi. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI