Flash

Korrupsioni me rrugët/ Të akuzuarit e ARRSH-së kërkojnë gjykim të shkurtuar

Lapsi.al 2 March 2026
Korrupsioni me rrugët/ Të akuzuarit e ARRSH-së kërkojnë

Në seancën e parë në thëmel për 22 persona në dosjen penale “ARRSH” të pandehurit dhe avokatët e tyre përsëritën kërkesat për formën e gjykimit. 21 prej tyre kërkuan gjykim të shkurtuar, ndërsa vetëm Valter Begaj kërkoi gjykim të zakonshëm.

Evis Berberi, Gentjan Gjyli, Erald Elezi, Ervis Lami, Brunilda Buli, Genti Raça,, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Ajda Strazimiri, Gezim Noni, Shkelqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Valbona Pepa kërkuan përmes mbrojtësve të tyre ligjorë gjykim të shkurtuar, të cilën e kanë shprehur më herët në seancën paraprake.

Ndërsa avokati Isufi Shehu që mbron në këtë proces Valter Begaj kërkoi ndarjen e çështjes për klientin e tij. Ndaj të gjithë grupit janë ngritur akuzat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike" kryer në bashkëpunim, “Korrupsoni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikim i dokumentave", kryer në bashkëpunim.

Të pandehur nga SPAK janë marrë edhe dy shoqëritë “Net grup” shpk dhe “Daam” shpk, të cilat po gjykohen më vete me procedurë të zakonshme. Ky proces penal po gjykohet nga treshja e gjyqtarëve Marinela Osmani kryesuese, me anëtarë Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi e cila caktoi seancën e radhës në datë 12 mars 15.30.

Kjo trupë gjykuese në seancën e ardhshme do shprehet lidhur me kërkesën e gjithë të pandehurve, teksa u kërkoi avokatëve që klientët e tyre që nuk ishin prezent sot në sallë, të deklaronin edhe njëherë përmes prokurës formën e gjykimit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI