Flash

Lufta/ Të pasurit dhe biznesmenët arratisen nga Lindja e Mesme

Lapsi.al 2 March 2026
Lufta/ Të pasurit dhe biznesmenët arratisen nga Lindja e Mesme

Riadi është bërë një qendër kryesore e evakuimit, për të pasurit. Biznesmenët, të pasurit dhe drejtuesit e lartë po largohen nga vedi, për shkak të tensioneve në rritje dhe mundësis së një pnisje lufte.

Aeroporti Ndërkombëtar King Khalid i kryeqytetit saudit është ndër aeroportet e pakta të mëdha në rajon që ende funksionojnë normalisht. Kjo pasi sulmet iraniane me raketa dhe dron shënjestruan qytete duke përfshirë Dubain, Abu Dhabi dhe disa vende në Katar dhe Bahrein.

Me mbylljen e hapësirës ajrore, të pasurit kanë udhëtuar në Riad. Në disa raste duke ndërmarrë një udhëtim afërsisht 10-orësh nga Dubai, në mënyrë që të hipin në fluturime private jashtë rajonit.

Firmat private të sigurisë kanë punësuar flota SUV për të transportuar klientët në kryeqytetin saudit përpara se të organizojnë nisjet e avionëve me qira. Mediat shkruajnë se ata që u evakuuan përfshijnë figura të larta në institucionet financiare globale, si dhe individë të pasur që kishin qenë në për biznes ose pushime në Gjirin Persik.

Rritja e kërkesës ka rritur ndjeshëm kostot. Rrugët alternative janë ngushtuar. Ofruesit e sigurisë fillimisht eksploruan përdorimin e Omanit si një korridor daljeje, por ky opsion u bë i pazbatueshëm pas sulmeve të raportuara iraniane në infrastrukturën portuale të vendit dhe një cisternë. Kjo duke e lënë Riadin si pikën më të aksesueshme të tranzitit.

Në lidhje me këtë ngjarje, disa shkolla kanë kaluar në mësimin në distancë dhe disa kompani kanë këshilluar stafin të punojë nga shtëpia.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI