Flash

Mbappé i irrituar nga trajtimi i Real Madrid: nuk kanë gjetur kurë për dëmtimin e tij

Lapsi.al 2 March 2026
Mbappé i irrituar nga trajtimi i Real Madrid: nuk kanë gjetur

Problemi në gju vazhdon ta shqetësojë Kylian Mbappé, i cili ka vendosur të fluturojë në Francë për t’u konsultuar me një specialist privat në kërkim të një zgjidhjeje për ndrydhjen e tij. Sulmuesi do të ishte i zemëruar për trajtimin e marrë nga stafi mjekësor i Blancos, që ende nuk ka arritur të kuptojë shkakun e problemit të tij dhe t’i propozojë një zgjidhje: në ndeshjen e kthimit të playoff-it të Champions League kundër Benfica-s nuk ishte grumbulluar për të pasur disa ditë më shumë pushim, por dëmtimi e pengon dhe për momentin nuk ka një zgjidhje.

Sipas Marca, ai ka vendosur të kthehet në Francë për të provuar të zgjidhë shqetësimin dhe të rikthehet të luajë normalisht. Është prioritet, sepse dëshiron të rikthehet në formën e tij më të mirë për të përballuar pjesën e mbetur të sezonit dhe për t’u paraqitur gati për Botërorin 2026, një takim në të cilin nuk mund të mungojë absolutisht dhe që e ka shtyrë të konsultohet me mjekë të rinj diku tjetër, ndoshta emra të besuar të njohur kur vishte fanellën e PSG-së.

Çfarë po ndodh me Mbappé: pse nuk luan

Kundër Benfica-s kishte mbetur pushim si masë paraprake, sepse ende pengohej nga një ndrydhje në gjurin e majtë nga e cila vuan që nga muaji dhjetor. Nuk i ka kaluar kurrë plotësisht, por pavarësisht gjithçkaje ka shtrënguar dhëmbët për t’u paraqitur gati në fushë. Tani problemi është bërë i papërballueshëm dhe Mbappé ka shfaqur frustrimin e tij ndaj stafit mjekësor të Real Madrid, që deri tani nuk ka qenë në gjendje ta ndihmojë: së bashku me rrethin e tij ka vendosur të fluturojë në Francë për t’u vizituar dhe për të kërkuar shkakun kryesor të problemit të tij, i cili nuk është zgjidhur me pushim dhe rehabilitim.

Blancos nuk e dinë me siguri çfarë po ndodh dhe është e mundur, sipas gazetave spanjolle, që ta shqetësojë ligamenti i kryqëzuar i pasmë. Për këtë arsye Mbappé kërkon një mendim të jashtëm mbi çështjen, në mënyrë që ta zgjidhë në kohë të shpejtë dhe të rikthehet në rrugën e duhur përpara fundit të këtij sezoni. Gjithçka nisi më 7 dhjetorin e kaluar, kur doli nga fusha duke çaluar: nga ai moment ka alternuar pankinën me ndeshje nga 90 minuta, një zgjedhje jo shumë e mençur që ndoshta ka kontribuar në përkeqësimin e situatës.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI