Flash

Pak raste, zero gola: Como dhe Inter shtyjnë në San Siro kualifikimin në finale

Lapsi.al 3 March 2026
Pak raste, zero gola: Como dhe Inter shtyjnë në San Siro kualifikimin

Tema do të mbetet në qendër të vëmendjes deri në ndeshjen e kthimit, ku do të mësohet finalistja e Coppa Italia: barazimi 0-0 i kësaj mbrëmjeje është fryt i meritave taktike të Como-s apo i vështirësive të Inter në fazën e ndërtimit? E vërteta anon më shumë nga ana e Fabregas. Steriliteti ofensiv zikaltër – në ndeshjen e tretë të vitit pa shënuar – është pasojë e drejtpërdrejtë e planit të lojës së Como-s, i aftë të krijojë të paktën tre raste për gol pa gjetur rrugën e rrjetës (më flagranti ai i Valle) dhe të shqetësojë manovrën e Inter-it. Chivu kthehet në Appiano me një rezultat të favorshëm në prag të kthimit në San Siro më 22 prill, ndërsa Fabregas kafshon duart. Tani do t’i duhet të synojë mrekullinë.

Tre rastet më të mira, dy në pjesën e parë dhe një në të dytën: një e majtë e Paz e neutralizuar nga Martinez (sërish titullar në kupë), e majta jashtë e Vojvoda pas një driblimi të bukur brenda zonës – dobët Bastoni në markim, i fishkëllyer në çdo prekje të topit – dhe një e djathtë e Valle nga dy hapa që përfundoi mbi tabelat reklamuese. Rasti më i rëndësishëm i ndeshjes (i shpërqendruar Bisseck këtu). Spanjolli shpërdoroi një kros të ulët të Smolcic duke e goditur topin me këmbën e dobët. Në protokoll edhe një ndërhyrje e bukur shpëtuese e Carlos Augusto ndaj Vojvoda në 45 minutat e para. Në pjesën e dytë ndeshja u përgjum. Como tregoi kujdes duke u mbështetur te kundërsulmi dhe shpërthimet e Diao, i futur 20 minuta nga fundi. Për të, pak ose asgjë.

Lexo më tej: Milan thyen Cremonese, Leao me mendje te Inter: “Derbi, çështje jete a vdekje”

Ndoshta për herë të parë këtë sezon makina e golave të Inter – 64 rrjeta në Serie A, 89 në sezon – nuk ndërtoi raste të rëndësishme. Butez nuk i ndoti kurrë dorezat. Para kësaj mbrëmjeje zikaltërit kishin mbetur pa shënuar vetëm dy herë, kundër Milan (kampionat) dhe Liverpool (Champions). Megjithatë, nëse Inter nuk bëri Interin, merita ishte e Como-s dhe zgjidhjeve të Fabregas, i aftë të mbërthejë një manovër të konsoliduar me ndryshime të vogla. Mes lajmeve të mira mbeten gjysmë ore e Dumfries, i rikthyer tashmë kundër Bodo, dhe ora e Calhanoglu, i rikthyer nga minuta e parë. Afrimi drejt derbit është i qetë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI