Flash

Demi Lovato reflekton mbi lidhjen që bëri bujë në Hollywood

Lapsi.al 4 March 2026
Demi Lovato reflekton mbi lidhjen që bëri bujë në Hollywood

Demi Lovato ka folur hapur për lidhjen e saj me diferencë 12-vjeçare me ish-partnerin Wilmer Valderrama, duke e cilësuar sot si “jo në rregull”.

Gjatë paraqitjes në podcastin e Keke Palmer, “Baby, This is Keke Palmer”, këngëtarja 33-vjeçare la të kuptohej se marrëdhënia me aktorin e njohur nuk ishte e shëndetshme, ndonëse nuk e përmendi drejtpërdrejt me emër.

“Kur mbusha 30 vjeç, mendova: ‘Kjo nuk ishte në rregull’,” u shpreh Lovato, duke reflektuar mbi marrëdhënien që nisi kur ajo ishte 18 vjeç dhe ai 30.

Palmer, nga ana e saj, theksoi se duke qenë aktore të reja, shpesh kërkonin mbështetje emocionale tek partnerë më të rritur. “Askush në moshën tonë nuk mund ta kuptonte atë që po kalonim,” shtoi Lovato.

Dyshja patën një lidhje me ndërprerje nga viti 2010 deri në 2016.Artistja la të kuptohej se e sheh situatën ndryshe sot, duke ngritur pikëpyetje mbi dinamikën e marrëdhënies dhe pjekurinë në moshë të re.

Lovato konfirmoi gjithashtu se kënga e saj e vitit 2022, “29”, është frymëzuar nga kjo histori. Teksti i këngës përmend diferencën në moshë dhe faktin që ajo ishte “shumë e re për të pirë verë” kur nisi romanca.

Në dokumentarin e saj të vitit 2017, “Simply Complicated”, Lovato kishte treguar se u njoh me aktorin në janar 2010 dhe se lidhja nisi zyrtarisht pasi ajo mbushi 18 vjeç.

Pas ndarjes në vitin 2016, ish-çifti ruajti marrëdhënie miqësore. Valderrama madje e vizitoi Lovato-n në spital pas mbidozës së saj në vitin 2018.

Aktualisht, Valderrama është i fejuar me Amanda Pacheco, me të cilën ka dy fëmijë. Ndërsa Lovato u martua me muzikantin Jutes në maj të vitit të kaluar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI