Flash

CNN: CIA po punon për të armatosur forcat kurde për të sulmuar Iranin

Lapsi.al 4 March 2026
CNN: CIA po punon për të armatosur forcat kurde për të

CIA po punon për të armatosur forcat kurde me qëllim nxitjen e një kryengritjeje popullore në Iran. Brurime thanë për CNN, se Administrata Trump ka qenë në diskutime aktive me grupet opozitare iraniane dhe udhëheqësit kurdë në Irak për tu ofruar atyre mbështetje ushtarake.

Grupet e armatosura kurde iraniane kanë mijëra forca që veprojnë përgjatë kufirit Irak-Iran, kryesisht në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Disa nga grupet kanë lëshuar deklarata publike që nga fillimi i luftës duke aluduar për veprime të menjëhershme dhe duke i nxitur forcat ushtarake iraniane të dezertojnë.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit ka goditur grupet kurde dhe tha të martën se kishte shënjestruar forcat kurde me dhjetëra dronë. Mbështetja e CIA-s për grupet kurde iraniane filloi disa muaj para luftës, tha një nga burimet dhe një zyrtar i lartë i Qeverisë Rajonale të Kurdistanit.

Gjithashtu të martën, Presidenti Donald Trump foli me presidentin e Partisë Demokratike të Kurdistanit Iranian (KDPI), Mustafa Hijri, sipas një zyrtari të lartë kurd iranian. KDPI ishte një nga grupet e synuara nga IRGC. Forcat opozitare kurde iraniane pritet të marrin pjesë në një operacion tokësor në Iranin Perëndimor në ditët në vijim.

"Ne besojmë se kemi një shans të madh tani", tha burimi, duke shpjeguar kohën e operacionit.

Trump gjithashtu i telefonoi udhëheqësve kurdë irakianë të dielën për të diskutuar operacionin ushtarak amerikan në Iran dhe se si SHBA-të dhe kurdët mund të bashkëpunojnë ndërsa misioni përparon, thanë dy zyrtarë amerikanë dhe një burim i tretë i njohur me çështjen.

Të këshilluara

Irani shtyn funeralin e Khameneit

Irani ka njoftuar shtyrjen e funeralit shtetëror të udhëheqësit suprem Ayatollah Ali Khamenei, e cila ishte planifikuar për sonte në Teheran, për shkak të pjesë...

17:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI