Flash

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

Shqipëria po shkon drejt përshkallëzimit të konfliktit shoqëror dhe këtë nuk po e bën symbyllazi. Por, shikuar nga nj&eu...

12:10 Veton Surroi

Djali i Shahut të Persisë bie në kurthin e rusëve: "Jam Adolfi, këshilltar i Merz"

Lapsi.al 4 March 2026
Djali i Shahut të Persisë bie në kurthin e rusëve: "Jam

Reza Pahlavi, djali i Shahut të fundit të Persisë, ishte shumë entuziast për mundësinë që Gjermania të fillonte veprime agresive kundër regjimit në Teheran dhe e mirëpriti këtë mundësi.

Por bashkëbiseduesit e tij nuk ishin përfaqësues të Kancelarit gjerman, Friedrich Merz, siç iu paraqitën atij, por shakaxhinj rusë.

Bëhet fjalë për dyshen e njohur, Vovan dhe Lexus që kanë futur në kurthin e tyre politikanë të shumtë. Theksi i tyre është karakteristik rus, por njëri prej të dyve e prezantoi veten si... "Adolf", madje duke mbajtur një paruke dhe mustaqe që të kujtonin Hitlerin.

E megjithatë, Pahlavi që shpreson të rikthehet në Iran pas sulmit izraelito-amerikan ra në kurth.

Ai u shfaq shumë entuziast për mundësinë që Gjermania të fillonte bombardimet së bashku me SHBA-në dhe Izraelin (biseda është bërë para se të fillonte sulmi më 28 shkurt).

Është e rëndësishme që SHBA-të dhe Izraeli të mos jenë të izoluar “në këtë kryqëzatë”, tha ai dhe shprehu gëzim që Gjermania po mban një “qëndrim të ashpër” ndaj Iranit.

Sa i përket të ardhmes, Pahlavi deklaron se është gati: “Kur ky regjim të bjerë më në fund, ne jemi gati të mbushim boshllëkun që është krijuar”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Euro zbret në minimum të ri historik

Euroja ka humbur pikë përballë monedhës sonë kombëtare dhe, sipas kursit zyrtar të Bankës Qendrore, këmbehet me 96.1 lekë. Rënia e monedhës evropiane është p...

19:56

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI