Flash

Selena Gomez flet për betejën me bipolaritetin

Lapsi.al 4 March 2026
Selena Gomez flet për betejën me bipolaritetin
Selena Gomez dhe bashkëshorti i saj, producenti Benny Blanco, kanë folur hapur për mënyrën si e menaxhojnë së bashku çrregullimin bipolar të artistes. Këngëtarja 33-vjeçare ishte e ftuar në episodin e fundit të podcast-it të Blanco, “Friends Keep Secrets”, ku në një bisedë me mikun e tij më të ngushtë, reperin Lil Dicky, dhe bashkëshorten e tij Kristin Batalucco, ajo rrëfeu sfidat me shëndetin mendor. Gomez e përshkroi diagnozën me çrregullim bipolar si “jashtëzakonisht të ndërlikuar”, duke treguar se rrugëtimi i saj përfshiu disa terapistë dhe katër qendra rehabilitimi.

Blanco, 37 vjeç, bëri të ditur se partnerja e tij ka kaluar episode maniake, të cilat në fillim nuk u kuptuan.

“Ajo ndonjëherë e kupton pasi ka kaluar episodi, dhe ka raste kur as nuk e mban mend çfarë ka ndodhur,” tha ai, duke theksuar se është një situatë shumë delikate për t’u trajtuar. Nga ana e saj, Gomez theksoi se nuk ndihet e turpëruar për episodet maniake dhe se fakti që i njeh ato e ndihmon t’i identifikojë më shpejt. “Është shumë e rëndësishme të kesh një partner që e kupton situatën dhe të takon aty ku je emocionalisht,” u shpreh ajo për mbështetjen e Blanco. Artistja shtoi se diagnoza e ka ndihmuar të jetojë “më lirshëm” dhe të kuptojë reagimet e saj të së kaluarës. “Veproja nga frika, nga dashuria, nga pasioni – gjithçka ishte e paqëndrueshme. Ishte çmenduri,” rrëfeu ajo. Selena Gomez e bëri publike për herë të parë diagnozën me çrregullim bipolar në vitin 2020, pas një krize publike që përjetoi në 2018. Në intervista të mëvonshme, ajo ka treguar se në ditët e vështira rrethohet vetëm nga një ose dy persona të besuar dhe përdor metoda të ndryshme si ndryshimi i temperaturës për t’u qetësuar gjatë periudhave të vështira.  

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI