Flash

Apeli i GJKKO do të shqyrtojë masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Lapsi.al 5 March 2026
Apeli i GJKKO do të shqyrtojë masën e sigurisë ndaj Belinda

Apeli i GJKKO do të shqyrtojë masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut më datën 9 mars në orën 09:00. Çështja do të shqyrtohet nga i njëjti trup gjykues, me gjyqtare Miliana Muça.

Ndaj Ballukut janë dy masa, ajo e pezullimit nga detyra dhe bllokimi i pasaportës për të dalë jashtë shtetit. Ndërkohë, SPAK ka kërkuar autorizim nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të Ballukut.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI