Flash

Balla: Numri 0900 është linjë e gjelbër për Bashkimin Evropian

Lapsi.al 5 March 2026
Balla: Numri 0900 është linjë e gjelbër për Bashkimin

Taulant Balla sqaroi në Kuvend deklaratën e tij për numrin telefonik “0900”, duke akuzuar opozitën se është e turpshme prishja e seancës për një numër telefoni linjë e gjelbër që jep informacione.

Balla theksoi se deklarata e tij nuk kishte lidhje me asnjë fyerje personale, por i referohej një linje informacioni që përdoret në Bashkimin Europian për të marrë të dhëna mbi vendimmarrjen dhe funksionimin e institucioneve europiane.

Kreu i grupit parlamentar socialist shtoi se nëse deputetja Albana Vokshi është ndjerë e fyer nga deklarata e tij, ai i kërkon ndjesë, duke theksuar se diskutimi i tij në seancë kishte të bënte me reformën dhe debatet aktuale në Bashkimin Europian.

"Kush ka kush ka nevojë të marrë informacion mbi Bashkimin Europian ka një numër “green line” ku ti mund të marrësh informacion për vendimmarrjen e Bashkimit Europian. Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi, ndihet e fyer unë i kërkoj ndjesë. Por nuk ka asnjë... isha duke folur për reformën në Bashkimin Europian.

Ja ku e keni numrin me 0900 të Bashkimit Europian ku çdo qytetar i Bashkimit Europian merr informacion për vendimmarrjen në Bashkimin Europian. Kush do që ta përdorë këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave le ta marrë. Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer nga fjala ime edhe njëherë ndjesë", tha Balla.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI