Flash

Berisha-Spiropalit: Elisa, je viktima më e parëndësishme e Lubisë

Lapsi.al 5 March 2026
Berisha-Spiropalit: Elisa, je viktima më e parëndësishme e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori fjalën në Kuvend për replikë ditën e sotme duke iu përgjigjur ministres së Jashtme, Elisa Spiropali. Ai tha se shkarkimin ministrja nuk e kishte prej tij, por prej vetes dhe Belinda Ballukut.

“Elisa, je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara, në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korb e zezë, afër asaj është ajo, ti vijë si nuse këtu, veshur me të bardha. Ça kujtoje ti, se bar hante Lubia, jo, s’e ke nga Sali Berisha, e ke nga vetja jote”, u shpreh ai.

Më tej Berisha vijoi të shpjegonte se shkarkimet nuk erdhën si faktor i tij, ndërsa deklaroi se teksa Spiropali priste të bëhej zv/kryeministre, vendin e saj e zuri “kloni i Lubisë”.

“Gëzoheshe se do ishte ti në vend të saj zv.kryeministre, por ja ku e ke klonin e Lubisë, është këtu brenda, se ti nuk di nga shkencat, nuk e ke nga ajo apo unë po e ke nga vetja juaj. Jo vetëm që s’e mbroje, por përkundrazi gëzoheshe se do bëheshe ti zv/kryeministre. S’e prisje ti që në vend tënd do bëhej kjo kloni i Lubisë. Unë do jem Lubia juaj u thoshte kjo dhe këta i dhanë atë që meritove. Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha atë, se për Sali Berishën, Edi Rama të lartësonte njëlloj siç lartësoi këtë klonin e Lubisë, por e ke nga vetja jote se more përpjetë ti”, tha kreu i selisë blu..

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI