Flash

Celta Vigo i shkruan letër këngëtares Madonna: “E di ku ka përfunduar fanella jonë?”

Lapsi.al 5 March 2026
Celta Vigo i shkruan letër këngëtares Madonna: “E di ku ka
RC Celta de Vigo i ka shkruar një letër të hapur Madonna, këngëtares legjendare amerikane. Klubi spanjoll dëshiron të dijë nëse artistja e di se ku ndodhet fanella që ajo vetë veshi në korrik të vitit 1990 në stadiumin Estadio Balaídos, ku Celta luan ndeshjet e saj: “Ky kujtim i dashur është ende i gjallë mes tifozëve tanë. Fotografia jote është bërë një mit dhe shkon përtej futbollit”.

Madonna e performanca me fanellën e Celta Vigo

29 korrik 1990. Ishte një e diel. Tre javë më parë ishte zhvilluar finalja e Botërorit. Atë mbrëmje stadiumi Balaidos i Vigo, shtëpia e Celta-s, priti një nga ndalesat e fundit të turneut europian Blond Ambition Tour të Madonnës. Artistja vendosi të performonte edhe me një fanellë të Celtës, me numrin 5 të Juan Carlos Espinosa në shpinë. Fotografi Victor de las Heras e përjetësoi atë moment dhe imazhi u bë pjesë e historisë së klubit. Askush nuk e di se ku ka përfunduar ajo fanellë. Pas më shumë se shtatë dekadash, klubi është vënë në kërkim të saj dhe pasi u bëri apel tifozëve, i shkroi drejtpërdrejt këngëtares me origjinë italiane.

Celta, letra për këngëtaren Madonna

Në kanalet e tij zyrtare klubi publikoi letrën e presidentes Marián Mouriño, e cila e ka dërguar drejtpërdrejt te Madonna duke e pyetur nëse e di ku ka përfunduar fanella. Në letër ajo shkruan: “Ky kujtim i dashur është ende i gjallë mes tifozëve tanë. Fotografia jote me fanellën tonë është bërë një mit dhe tashmë është pjesë e historisë sonë dhe shkon përtej kufijve të fushës së futbollit”. Më pas shton: “Edhe pse e jona nuk është fanella e vetme e futbollit që ke veshur në skenë, kjo imazh ikonike ka marrë një kuptim të ri me kalimin e viteve. Me kalimin e kohës kemi kuptuar më mirë çfarë përfaqësoje atëherë: të vësh në diskutim normat e vendosura dhe të kundërshtosh ata që përpiqeshin të të thoshin çfarë mund ose nuk mund të bëje”. E në ndeshjen e ardhshme të kampionatit në Balaidos do të ketë edhe një homazh për ish-yllin e popit Madonna.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI