Flash

"0900... për ty e kam këtë numrin Albana" Balla ofendon Albana Vokshin në parlament

Lapsi.al 5 March 2026
"0900... për ty e kam këtë numrin Albana" Balla ofendon

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ofenduar në sallën e parlamentit deputeten e Partisë Demokratike, Albana Vokshi duke i thënë se numrin e saj ka të ruajtur me 0900..., duke iu referuar linjës së telefonatave erotike që ka funksionuar dikur.

[video width="816" height="448" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/WhatsApp-Video-2026-03-05-at-19.22.40.mp4"][/video]

Balla ka qenë duke folur në parlament për propozimin që Vuçiç dhe Rama i bënë Bashkimit Europian për të shmangur veton e Serbisë dhe të Shqipërisë në procesin e integrimit dhe në kohën kur opozitarët po flisnin nga vendi, i është drejtuar me fjalët: Harruam t'ju pyesnim ju, harruam t'ju merrnim ju në telefon edhe ty Albana se ty ta kam numrin me 0900...".

Në këtë moment deputetët e PD-së janë ngritur në këmbë duke bërtitur të indinjuar për ofendimet e kolegese së tyre. Gazment Bardhi dëgjohet të bërtasë në sallë, i ndjekur nga të tjerë dhe Niko Peleshi ka ndërprerë seancën për ofendimin e Albana Vokshit.

Në rinisje të seancës, Balla tha se fjala ishte për një numër telefonik që përdorej në Bashkimin Europian "green line" ku mund të merrej informacion për Bashkimin Europian. Balla tha se nëse Vokshi ishte ndjerë e ofenduar, ai i kërkonte ndjesë, por në fakt ai i ishte referuar numrit të telefonit ku mund të merrej informacion për BE.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI