Flash

Irani reagon ndaj raketës që po drejtohej në territorin turk

Lapsi.al 5 March 2026
Irani reagon ndaj raketës që po drejtohej në territorin turk

Forcat e armatosura të Iranit lëshuan një deklaratë të enjten në mëngjes duke mohuar se kishin qëlluar një raketë balistike drejt Turqisë të mërkurën. "Ne e respektojmë integritetin territorial të Turqisë, është një vend mik dhe fqinj",shtoi deklarata, pothuajse 24 orë pas raportimeve se një raketë iraniane ishte qëlluar në bazën ushtarake Incirlik në Turqi dhe ishte rrëzuar nga NATO.

Ministria turke e Mbrojtjes kishte njoftuar dje se forcat e NATO-s e kishin rrëzuar raketën ndërsa ajo po drejtohej drejt hapësirës ajrore turke, me Aleancën e Atlantikut të Veriut që dënoi sulmin ndaj Turqisë. Baza Incirlik ndodhet në pjesën jugore të vendit, pranë Detit Mesdhe.

Mediat e huaja shkuajnë se, baza ka qenë prej kohësh një qendër operacionesh për Forcat Ajrore të SHBA-së. Ministrat e Jashtëm të SHBA-së dhe Turqisë, Marco Rubio dhe Hakan Fidan, patën gjithashtu një bisedë telefonike të mërkurën në lidhje me këtë çështje.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 5 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 95.7 lekë dhe do shitet me 96.4 lekë. Ndërkohë një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do...

08:05

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e s...

07:36

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI