Flash

Kolegji i Apelimit "ul qepenin", shpallen dy vendimet e fundit

Lapsi.al 5 March 2026
Kolegji i Apelimit "ul qepenin", shpallen dy vendimet e fundit

Me dy vendimet e fundit të shpallura sot, të prokurorit Aurel Zarka dhe të ndihmëses ligjore Majlinda Tosku Kolegji i Apelimit ka shënuar përfundimin e 417 cështjeve të regjistruara dhe të procesit të Vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve në tërësi, pjesë e reformës së sistemit gjyqësor të iniciuar me ndryshimet kushtetuese dhe ligjore në vitin 2016.

Deri në qershor të këtij viti, kur i përfundon mandati kushtetues, Kolegji i Apelimit do të vijojë procesin e arsyetimit të vendimeve të mbetura, të shpallura më parë në mënyrë të përmbledhur, si dhe procesin e shqyrtimit të kërkesave të subjekteve të rivlerësimit të shkarkuar, për rishikimin e vendimeve të KPA-së.

KPA shkarkoi sot prokurorin e Vlorës të arrestuar Aurel Zarka dhe ndihmësen ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Majlinda Tosku.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) 42/2024, datë 28.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 779, datë 28.06.2024, për subjektin e rivlerësimit Aurel Zarka.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 779, datë 28.06.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Aurel Zarka.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 05.03.2026, në Tiranë.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 14/2024, datë 12.04.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Majlinda Tosku kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 737, datë 13.02.2024.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 737, datë 13.02.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Majlinda Tosku.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot,në Tiranë, më datë 05.03.2026.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI