Flash

Ndiqeni LIVE/ Nis seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

Lapsi.al 5 March 2026
Ndiqeni LIVE/ Nis seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës për çështjen e Presidentit. Sipas kushtetutës, duhet dy kandidatë, ndaj Lëvizja Vetëvendosje i ka mbledhur nënshkrimet për dy emra.

Kështu, pas Glauk Konjufcës, Vetëvendosje ka siguruar nënshkrimet edhe për deputeten Fatmire Mullhaxha-Kollçaku. Që raundi i parë të quhet i rregullt duhet të ketë dy kandidatë dhe në sallë të jenë të pranishëm 80 deputetë. 

Për zgjedhën e Presidentit janë tre raunde. Në dy raundet e para duhen 80 vota ndërsa në raundin e fundit duhen 61 vota, por sërish 80 deputetë duhet të jenë në sallë. 

Afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit është sonte në ora 24:00. Nëse zhvillohet raundi i parë mund të ketë një hapësirë për ta zgjatur afatin edhe me 60 ditë, por kjo do të shihet. /LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI