Flash

Prapaskena/ Sulmi iranian ndaj bazës me 10 mijë forca të SHBA u shmang 2 minuta para

Lapsi.al 5 March 2026
Prapaskena/ Sulmi iranian ndaj bazës me 10 mijë forca të SHBA u

Një sulm i madh iranian ndaj një baze amerikane në Katar, ku ishin të stacionuar të paktën 10,000 trupa amerikane, thuhet se u shmang në minutën e fundit. Siç raporton rrjeti amerikan CNN, të hënën në mëngjes – teksa Irani po hakmerrej pas sulmeve amerikane dhe izraelite – dy bombardues iranianë “Su-24” u ngritën për të goditur bazën amerikane al-Udeid dhe objektin e madh të gazit natyror “Ras Laffan” në Katar.

Sipas raportit, qëllimi ishte të goditeshin këto vende strategjike, ndërsa avioni mbërriti vetëm dy minuta larg, sipas informacionit nga burime të informuara rreth operacionit.

Ata u qëlluan nga një avion luftarak i Katarit.

Aeroplanët iranianë u identifikuan vizualisht dhe u fotografuan duke mbajtur bomba dhe municione të drejtuara, ndërsa forcat ajrore të Katarit lëshuan një paralajmërim në radio, por nuk morën përgjigje. Aeroplanët iranianë zbritën në një lartësi prej 80 metrash për të shmangur zbulimin nga radari, gjë që bëri që forcat ajrore të Katarit t'i konsideronin ata armiqësorë dhe t'i rrëzonin.

Sipas burimeve, një luftëtar F-15 i Katarit interceptoi avionët iranianë Su-24 pas një përleshjeje ajrore. Mbetjet e avionëve përfunduan në ujërat e Katarit, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të gjetur ekuipazhin.

Ishte hera e parë që Trupat e Gardës Revolucionare Iraniane kanë përdorur avionë me pilot për të sulmuar një vend fqinj që nga vdekja e Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, kur sulmet iraniane ishin kryer më parë me raketa dhe dronë. Ishte gjithashtu hera e parë që forcat ajrore të Katarit u përfshinë në një luftim të ashpër, duke nënvizuar përshkallëzimin e tensionit në rajon.

Nga ana e tij, gjenerali amerikan Dan Kane, konfirmoi incidentin në një konferencë shtypi, duke theksuar se ishte hera e parë që pilotët e Katarit kishin qëlluar bombardues iranianë gjatë rrugës për në bazën al-Udeid.

Në një telefonatë me Ministrin e Jashtëm iranian, Kryeministri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, akuzoi Iranin se po përpiqet t'u shkaktojë dëm fqinjëve të tij duke e futur Katarin në një luftë që nuk e prek atë.

Incidenti vjen pas një serie sulmesh iraniane me raketa dhe dronë ndaj vendeve arabe të Gjirit, ndërsa Irani vazhdon t'u përgjigjet sulmeve ajrore amerikane dhe izraelite në territorin e tij. Edhe pse shumica e sulmeve janë interceptuar, disa ushtarë amerikanë u vranë nga raketat iraniane që arritën të depërtonin në mbrojtjen ajrore dhe të godisnin një njësi në Kuvajt. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI