Flash

Asnjë qindarkë nga fondet e brendshme për investime në janar 2026

Lapsi.al 6 March 2026
Asnjë qindarkë nga fondet e brendshme për investime në janar

Viti fiskal 2026 ka nisur me një paralizë të plotë të investimeve publike nga fondet e brendshme. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave për statistikat fiskale të janarit tregojnë se nuk është çelur asnjë lek për investimet nga fondet vendase, por vetëm 723 milionë lekë (7.3 milionë euro) nga të huajat. Ky është viti i pestë që qeveria nuk akordon asnjë fond nga fondet e brendshme për investime në janar.

Investimet publike këtë vit janë në rekorde historike dhe përfshijnë një shume prej 180 miliardë lekësh ose 1,8 miliardë eurosh. Në muajin janar u shpenzuan vetëm nga fondet e huaja 0.4% e programit vjetor të investimeve publike.

Kjo ecuri sinjalizon skenarin e përdorimit të buxhetit në fund -vit. Rregulli i pagesave ka devijuar tërësisht pasi gjysma e faturave të dhjetorit janë paguar në muajin janar. Pagesat ditore nga thesari tregojnë se përgjatë muajit janar shumica e alokimeve ka qenë për fatura të dhjetorit.

Arka e shtetit prej vitesh po vuan nga sindroma e dhjetorit. Gjatë gjithë vitit fondet e investimeve akumulohen si kaskadë ku miliarda lekë derdhen në mënyrë të papritur gjatë javëve të fundit të vitit.

Ky përqendrim i skajshëm i likuiditetit në fund-vit, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit pasi shpesh çon në uljen e cilësisë, si dhe krijon presione të panevojshme mbi kursin e këmbimit dhe inflacionin. Edhe vitin e kaluar shpenzimet kapitale patën një përqendrim të lartë në dhjetor, ku u shpenzua më shumë se 41 për qind e fondit total.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave shpenzimet kapitale që përfaqësojnë investimet me fonde buxhetore arritën gjithsej 131,6 miliardë lekë (1,3 miliardë euro) me 2025, por gati gjysma e kësaj shume, 54.5 miliardë lekë u shpenzua gjatë muajit dhjetor. Fondet e çelura në dhjetor ishin gati 7 herë më të larta se mesatarja mujore nga janari në nëntor 2025.

Investimet publike janë zëri më i diskutueshëm buxhetor. Nga viti 2020 në 2025 qeveria ka çuar sistematikisht rreth 5-6% të PBB me një shifër totale për periudhën që i kalon të 6 miliardë eurot. Me këtë shumë të investuar vetëm pas pandemisë vendi duhet të kishte të përfunduar infrastrukturën bazë, sidomos akset kryesor rrugore, të kishte furnizim të rregullt me ujë etj, por në fakt shumë investime për shkak të cilësisë së dobët të punimeve janë kthyer në pikën zero.

Shirat e muajve të fundit kanë zhbërë investimet në rrugët e reja teksa qendra e vendit nga Tirana në Durrës thuajse po bëhet e pakalueshme./Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI