Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, paraqiten komunikime të Dervishajt në Sky Ecc

Lapsi.al 6 March 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, paraqiten komunikime të Dervishajt

Seanca gjyqësore në ngarkim të Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos në 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit ka vijuar ditën e sotme në GJKKO. Mësohet se në sallën e gjyqit u paraqitën disa prova shkresore, të cilat kanë të bëjnë me disa komunikime në Sky Ecc. Po ashtu prokurori Adnan Xholi listoi para gjykatës të gjitha kodet e Sky Ecc të përdorura nga grupi kriminal.

Xholi shpjegoi dhe mënyrën se si u verifikua kodi i Sky Ecc të Plarent Dervishajt. Sipas tij, në bazë të disa komunikimeve u zbulua se llogaria në fjalë ishte e të pandehurit Dervishaj.

Në monitorin e GJKKO u paraqiten disa komunikime, fotografi dhe pamje te shkëmbyera mes Dervishajt dhe përdoruesve të tjerë të Sky Ecc. Pasi u lexuan kodet e Sky Ecc, prokurori kërkoi që seanca të vijoje me dyer të mbyllura pasi do të lexohen disa komunikime që përbejnë sekret hetimor.

Si ndodhi atentati?

Atentati ndaj prokurorit Ndoj ndodhi në datën 1 nëntor të vitit 2019 pranë mbikalimit të Shkozetit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur shoferi i hetuesit Andi Maloku. Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI