Flash

Irani: Do godasim vendet europiane nëse i bashkohen SHBA

Lapsi.al 6 March 2026
Irani: Do godasim vendet europiane nëse i bashkohen SHBA

Në një intervistë për France 24, zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht-Ravanchi tha se Teherani "i kishte informuar tashmë evropianët dhe të gjithë të tjerët se duhet të jenë të kujdesshëm që të mos përfshihen në këtë luftë agresioni kundër Iranit".

Ai paralajmëroi se nëse ndonjë vend "i bashkohet Amerikës dhe Izraelit në agresionin kundër Iranit, ata do të jenë gjithashtu objektiva legjitime për hakmarrjen e Iranit".

Takht-Ravanchi i tha France 24 se zyrtarët iranianë kishin "negociuar me mirëbesim" me SHBA-në, duke shtuar se "raundi i fundit i bisedimeve në Gjenevë të enjten e kaluar ishte një sukses" përpara se qeveria amerikane të shtunën "me ndihmën e regjimit izraelit, të fillonte një agresion kundër Iranit".

Zëvendësministri i Jashtëm iranian konfirmoi gjithashtu se Irani po godiste grupet kurde brenda Irakut fqinj, mes raporteve se CIA dhe Mossadi po i armatosin këto grupe. "Nëse ka nevojë për të mbrojtur sovranitetin tonë, patjetër që ne e bëjmë", tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI