Flash

Jep dorëheqjen Sekretarja për Marrëdheniet me Publikun në PD

Lapsi.al 6 March 2026
Jep dorëheqjen Sekretarja për Marrëdheniet me Publikun në PD

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj, ka njoftuar dorëheqjen nga posti i saj dhe largimin nga partia pas më shumë se dy dekadash angazhim politik. Vendimi vjen pas një serie zhvillimesh dhe vendimmarrjesh brenda partisë, të cilat sipas saj nuk respektojnë parimet mbi të cilat duhet të funksionojë një forcë politike demokratike.

Në një postim të gjatë në Facebook, Hysaj shpreh shqetësimin për mënyrën se si është trajtuar funksioni i saj si sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, duke theksuar se kompetencat reale të këtij roli janë kufizuar ndjeshëm, ndonëse përgjegjësia dhe imazhi publik i funksionit kanë vijuar të përdoren. Ajo kritikon gjithashtu përjashtimin sistematik nga përfaqësimi në këshillat bashkiakë, sipas saj të individëve me kompetencë dhe integritet, si dhe mënyrën e hartimit të listave të mbyllura për Qarkun e Durrësit.

Hysaj thekson se mungesa e hapjes reale brenda Partisë Demokratike mbetet problemi kryesor, duke theksuar se vendimet e rëndësishme shpesh mësohen nga mediat dhe jo nga strukturat e partisë.

“Pas më shumë se 20 vitesh angazhimi të pandërprerë në jetën politike dhe në shërbim të qytetarëve, kam marrë vendimin të jap dorëheqjen nga të gjitha pozicionet që kam mbajtur dhe që më janë besuar me votë, si edhe nga anëtarësia ime në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ky është një vendim i vështirë, por i domosdoshëm… Për të gjitha këto arsye, kam vendosur të largohem, duke ruajtur mbi të gjitha integritetin tim personal dhe politik”, shkruan ajo. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI