Flash

Trump: S'më intereson nëse Irani ka demokraci, mjafton udhëheqje miqësore me SHBA-në

Lapsi.al 6 March 2026
Trump: S'më intereson nëse Irani ka demokraci, mjafton

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se forma e regjimit politik në Iran nuk është çështja kryesore për SHBA, për sa kohë që vendi ka një udhëheqje që është miqësore ndaj interesave amerikane.

Deklarata u bë në një moment shumë të tensionuar në Lindjen e Mesme, pas përshkallëzimit të konfliktit midis SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Trump tha se për SHBA-në nuk është domosdoshmëri që Irani të bëhet një demokraci, nëse udhëheqja e ardhshme është e gatshme të bashkëpunojë me Perëndimin dhe të ndalojë konfliktet.

Deklaratat e Trump lidhen me situatën që u krijua pas vdekjes së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, i cili u vra në një sulm të përbashkët të SHBA-së dhe Izraelit gjatë përshkallëzimit të konfliktit në rajon.

Vdekja e tij ka shkaktuar krizë të madhe politike dhe luftë për pushtet në Iran, pasi vendi duhet të zgjedhë një lider të ri suprem.

Trump ka thënë gjithashtu se SHBA duhet të ketë rol në procesin e zgjedhjes së udhëheqjes së re në Iran për të shmangur që një lider i ri të ndjekë të njëjtën politikë armiqësore ndaj Perëndimit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI