Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Vokshi reagon para socialistëve për deklaratën e Ballës: U përdor gjuhë s*ksiste

Lapsi.al 6 March 2026
Vokshi reagon para socialistëve për deklaratën e Ballës: U

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas situatës së tensionuar të ndodhur një ditë më parë në Kuvend, ku kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përdori gjuhë ofenduese ndaj saj, duke u shprehur: “për ty Albana kam numrin 0900”.

Vokshi deklaroi se gjuha e përdorur ndaj saj ishte seksiste dhe theksoi se situata e krijuar e ka lënduar. Sipas saj, incidenti nuk ishte i rastësishëm, por një shënjestrim i qëllimshëm politik ndaj opozitës dhe veçanërisht ndaj grave deputete të saj.

Deputetja demokrate u shpreh se dhuna verbale dhe psikologjike nuk kanë vend në Parlament, ndërsa kritikoi edhe mënyrën se si kryetarja e Kuvendit menaxhoi situatën.

“Dhuna verbale dhe psikologjike nuk ka vend në Parlament. Nuk jam ndjerë e fyer nga ajo që u tha dje nga kryetari i grupit tuaj parlamentar, sepse njerëz me veprime si të tij e turpërojnë Parlamentin, por jam ndjerë e lënduar për mënyrën se si kryetarja e Kuvendit e menaxhoi situatën. Për mendimin tim, ajo e menaxhoi në mënyrë të turpshme dhe u vu re mungesa e distancimit edhe nga gratë deputete socialiste për gjuhën seksiste që u përdor në foltore”, u shpreh Vokshi gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm.

Ajo shtoi se beson se sulmi ndaj saj ishte një strategji politike për të goditur opozitën dhe për të intimiduar gratë deputete të saj.

“Kam bindjen se shënjestrimi ishte politik dhe jo i rastësishëm. Ishte një sulm i qëllimshëm për të goditur opozitën dhe gratë deputete të opozitës”, theksoi ajo.

Në reagimin e saj, Vokshi komentoi edhe ndjesën e kërkuar nga Taulant Balla, duke e cilësuar atë si të pavërtetë dhe formale. Sipas saj, edhe përfshirja e Bashkimit Evropian në deklaratën e Ballës ishte një përpjekje për të justifikuar situatën.

Deputetja demokrate deklaroi gjithashtu se gjatë viteve është përballur me presione, kërcënime dhe hetime, duke përfshirë edhe referime në SPAK për të dhe familjen e saj.

“Më kanë kërcënuar dhe shantazhuar mua dhe koleget e mia. Më kanë dërguar në SPAK mua dhe familjen time. Së fundmi më përjashtuan për tre muaj duke më hequr të drejtën e përfaqësimit. Pse? Sepse kërkova heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Ky është modeli i grave që ju u jepni qytetarëve”, deklaroi Vokshi.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI