Flash

Asllani nuk ia del, Galatasaray mposht Beşiktaş në derbi me një gol: vendosi Osimhen

Lapsi.al 7 March 2026
Asllani nuk ia del, Galatasaray mposht Beşiktaş në derbi me një gol:
Në javën e 25-të të Süper Lig, Beşiktaş dhe Galatasaray u përballën në derbi. Në ndeshjen e zhvilluar në Beşiktaş Park, skuadra verdhekuqe fitoi 1-0 falë golit të shënuar në pjesën e parë. Vendosi një gol i Victor Osimhen, edhe pse në pjesën e dytë miqtë luajtën me 10 lojtarë. Mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani i shkoi pranë golit, pastaj u zëvendësua në minutën e 72’. Në fakt, në minutat e para të takimit të dyja skuadrat zhvilluan një lojë me ritëm të lartë. Në minutën e 14’ Beşiktaş u bë i rrezikshëm me mesfushorin kuqezi Asllani, por nuk arriti të shënojë. Galatasaray kaloi në avantazh në minutën e 39’. Pas një krosimi nga Leroy Sané, Victor Osimhen shënoi me kokë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin 1-0. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë Beşiktaş shtoi presionin. Në minutat 48’ dhe 49’ skuadra bardhezi rrezikoi portën me Václav Černý dhe Wilfred Ndidi, por nuk arriti të gjejë golin e barazimit. Në minutën e 62’ Galatasaray mbeti me 10 lojtarë. Pas rishikimit në VAR, Sané u ndëshkua me karton të kuq direkt për një faull ndaj Rıdvan Yılmaz.

Lexo më tej: Asllani debutim katastrofik me Besiktas: luan vetëm 6 minuta e përjashtohet

Duke përfituar nga epërsia numerike, Beşiktaş krijoi raste të rrezikshme, veçanërisht me Orkun Kökçü. Në minutat 69’, 71’ dhe 87’ portieri Uğurcan Çakır bëri pritje vendimtare dhe nuk lejoi golin. Në minutat e mbetura rezultati nuk ndryshoi dhe Galatasaray fitoi derbin 1-0. Me këtë rezultat skuadra verdhekuqe mori një fitore shumë të rëndësishme në garën për kreun e renditjes.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI