Flash

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Berisha: Çdo gjykatës e prokuror që është larguar pa meritë do të marrë vendin e tij

Lapsi.al 7 March 2026
Berisha: Çdo gjykatës e prokuror që është larguar pa

Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale tha se çdo gjykatës e prokuror që është larguar pa meritë, do të marrë vendin e tij. Berisha u shpreh se janë mbi 80, 90 prokurorë dhe gjykatës që kanë paraqitur në Strasburg çështjet e tyre.

Ai tha se çdo gjykatës dhe prokuror që është larguar për qëllime politike, do të marrë vendin e tij të nderuar një përputhje me një proces ligjor.

"Sot janë mbi 80, 90 prokurorë dhe gjykatës që kanë paraqitur në Strasburg çështjet e tyre dhe unë i përgëzoj ata. Njerëz me integritet të cilët kanë vendosur të sfidojnë veprimet arbitrare korruptive të Pamela Ballukut dhe të tjerëve. Garantoj se çdo gjykatës dhe prokuror që është larguar dhe që faktohet në mënyrë ligjore se është larguar pa meritë, është larguar për qëllime politike, do të marrë vendin e tij të nderuar një përputhje me një proces ligjor", tha Berisha.

Po ashtu Berisha deklaroi se PD do të filloj me procesin e primareve për kandidatët e zgjedhjeve të vitit 2027. Ai u shpreh se është koha të fillojë edhe procesi paralel për përcaktimin e kandidatëve.

"Ne po bëjmë zgjedhjet në degët të drejtuesve dhe po bëjmë procesin në parti. Jam dakord që duhet të fillojmë njëherë paralel edhe me këtë proces për kandidaturat e zgjedhjeve e vitit 2027", u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Balluku: Unë nuk kam lidhje me korrupsionin

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës i ka kaluar stafetën ditën e sotme pasardhësit të saj Enea Karakaçi. Gjatë fjalës së saj për prezantimin e Ministri...

14:53

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI