Flash

Dëmtohet ura e Matit që lidh kryeqytetin me veriun e vendit, shkak inertet

Lapsi.al 7 March 2026
Dëmtohet ura e Matit që lidh kryeqytetin me veriun e vendit, shkak

Ura mbi lumin Mat në aksin Lezhë–Milot ka pësuar dëmtime. Kjo është ura e tretë me dëmtime të rënda pas urës së Zogut, monument kulture i kategorisë së parë, si dhe urës në aksin e vjetër Lezhë–Milot, e cila vijon të jetë e bllokuar që prej korrikut të vitit të kaluar.

Rëndësia e urës automobilistike te Matit, është edhe më e madhe pasi ajo është aktualisht e vetmja lidhje funksionale që bashkon Milotin me Lezhën, Shkodrën. Po kështu shërben edhe si korridor drejt kufirit me Malin e Zi.

Eksperti i mjedisit Jak Gjini thekson se ndërhyrjet e pakontrolluara në shtratin e lumit kanë sjellë pasoja të rënda ndaj kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

“Së pari duhet të merren masa për shkaktarët. Pra të kontrollohet sasia e inerteve që merren në lumë dhe më pas hapi i dytë është vendosja e pritave lumore”, tha Gjini.

Ura ka një gjatësi rreth 300 metra dhe është ndërtuar në vitin 2002 me mbështetjen e qeverisë italiane. Që prej ndërtimit të saj nuk janë kryer ndërhyrje të rëndësishme për mbrojtjen nga erozioni apo për forcimin e këmbëve mbajtëse, ndërsa shfrytëzimi i lumit për inerte ka vijuar për vite me radhë. Mësohet se në shtratin e lumit Mat operojnë 40 firma që nxjerrin inerte, shumë prej tyre pa leje të rregullta shfrytëzimi.

Të këshilluara

Balluku: Unë nuk kam lidhje me korrupsionin

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës i ka kaluar stafetën ditën e sotme pasardhësit të saj Enea Karakaçi. Gjatë fjalës së saj për prezantimin e Ministri...

14:53

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI