Flash

Presidenti i Iranit: Kërkojmë falje për sulmet ndaj vendeve fqinje

Lapsi.al 7 March 2026
Presidenti i Iranit: Kërkojmë falje për sulmet ndaj vendeve

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, transmetoi një mesazh video në televizionin shtetëror iranian, ku kërkoi falje ndaj vendeve fqinje që u goditën gjatë zhvillimeve të fundit ushtarake.

“E konsideroj të nevojshme të kërkoj falje ndaj vendeve fqinje që u sulmuan”, u shpreh ai në deklaratën e tij.

Presidenti theksoi se Irani nuk ka synim të pushtojë vendet e rajonit dhe bëri thirrje për bashkëpunim rajonal për të vendosur paqe dhe qetësi.

Pezeshkian shtoi se është marrë edhe një vendim i ri nga drejtuesit e vendit për forcat e armatosura.

“Sot e tutje, forcat tona të armatosura nuk do të sulmojnë vendet fqinje, përveç nëse sulmohen të parat”, deklaroi ai.

Në fund të mesazhit të tij, presidenti iranian paralajmëroi edhe vendet që mund të përpiqen të përfitojnë nga situata aktuale për të sulmuar Iranin.

“Ata që po mendojnë të shfrytëzojnë këtë moment për të sulmuar Iranin nuk duhet të bëhen kukulla të imperializmit,” tha ai, duke shtuar se mbështetja ndaj Izraelit apo SHBA nuk është një rrugë drejt nderit dhe lirisë.

Të këshilluara

Komenti/ Spektatori Putin

Çfarë pasojash do të ketë lufta në Lindjen e Mesme për atë në Ukrainë? A e ndihmon Rusinë fakti që Uashingtoni po e kthen vëmendjen diku tjetër, apo po ndihmon ...

23:01

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI