Flash

Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran dhe Libanin

Lapsi.al 8 March 2026
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran dhe Libanin

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi izraelit që goditi një hotel në qendër të Bejrutit, njoftoi të martën Ministria e Shëndetësisë e Libanit. Sipas autoriteteve, sulmi shënjestroi hotelin “Ramada”, ndërsa ekipet e emergjencës dhe forcat e sigurisë u mobilizuan menjëherë në vendngjarje.

Një fotograf i agjencisë AFP, i cili iu afrua ndërtesës pas shpërthimit, raportoi se pa një nga dhomat e hotelit me dritare të thyera dhe dëme të dukshme nga goditja. Zona përreth u rrethua nga forcat e sigurisë, ndërsa ekipet e shpëtimit punuan për të ndihmuar të plagosurit.

Sipas agjencisë Reuters, ky është sulmi i parë i këtij lloji në zemër të kryeqytetit libanez që kur Izraeli rifilloi sulmet ajrore kundër Hezbollahut, grupit të mbështetur nga Irani. Sulmet vijnë në një moment tensioni të lartë në rajon, pasi Izraeli ka intensifikuar operacionet ushtarake si kundër Hezbollahut në Liban ashtu edhe kundër Iranit, duke rritur frikën për një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Flakë të mëdha në Teheran

Një incident masiv zjarri u regjistrua pranë objekteve të magazinimit të karburantit në Teheran, me flakë që ngriheshin lart dhe tym të dendur që mbulonte qiellin e natës të qytetit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI