Flash

Arrestohet në Tiranë autori i disa vjedhjeve

Lapsi.al 9 March 2026
Arrestohet në Tiranë autori i disa vjedhjeve

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës i dyshuar si autor i 3 vjedhjeve në kryeqytet. I riu me iniciale M. K., është dënuar dhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve, për raste të vjedhjes së pronës/pasurisë së tyre në territoret në juridiksion të komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 1, shërbimet e këtyre njësive organizuan punën për zbardhjen e autorësisë së rasteve.

Si rezultat, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar i 3 vjedhjeve, shtetasi M. K., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas:

-më datë 06.03.2026, ka vjedhur 1 biçikletë elektrike, në Rrugën e Kavajës;

-më datë 07.03.2026, i ka vjedhur varësen, një shtetaseje, në bulevardin “Gjergj Fishta”;

-më datë 08.03.2026, i ka vjedhur portofolin, një shtetasi, në rrugën “Avni Rustemi”.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 36-vjeçari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Biznesmeni Elman Abule është paraqitur diten e sotme në GJKKO. Abule ndodhet në gjyq në lidhje me dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Në media ...

10:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI