Flash

Balluku nuk arrestohet/ Si e justifikoi PS kërcënimin e dëshmitarëve me të fortë

Lapsi.al 9 March 2026
Balluku nuk arrestohet/ Si e justifikoi PS kërcënimin e

Partia Socialiste i vendosi një bllokadë prokurorëve të SPAK-t që kërkojnë arrestimin e Belinda Ballukut për kërcënimet dhe presionet e dëshmitarëve. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Ulsi Manja tha se Balluku nuk është më ministre ndaj dhe nuk ka asnjë mundësi që të bëjë presion mbi dëshmitarët.

“Mbi rrezikun e prishjes së provave: prokuroria përmend mundësinë e ndikimit përmes personave me influencë si dhe tentative presioni ndaj dëshmitarëve. Lidhur me këtë pretendim në kërkesën e SPAK, prokuroria i referohej faktit kur ishte Ministre. Ky shkak tani ka rënë. Ndaj Ballukut nuk ka një akuzë për pengim të drejtësisë. Nuk ka asnjë provë, direkte apo indirekte kur deputetja të ketë përdorur ndikimin e saj për të prishur provat”, u shpreh Manja.

Manja u ndal edhe te rreziku për intimidimin e dëshmitarëve nga të fortë të lidhur me Belinda Ballukun, duke thënë se kjo nuk qëndron. Sipas tij, ekziston një bisedë mes dy dëshmitareve, njëra prej të cilave pranon se i kanë bërë presion nga njerëz të kabinetit të Ballukut dhe të fortë të lidhur me të. Sipas Ulsi Manjës, përderisa ndaj Belinda Ballukut nuk ka një akuzë për "pengim drejtësie", atëherë nuk ekzistojnë provat dhe mundësia që ajo të ketë lidhje me këto kërcënime.

“Na u paraqit një procesverbal ku dy shtetase bisedojnë me njëra-tjetrën lidhur me dëshminë që njëra ka dhënë gjatë hetimit në SPAK. Ajo pretendon se ajo është intimiduar. Nuk rezulton as nga procesverbali, as nga deklarimet e kësaj shtetase që ajo të jetë intimiduar, nga deputetja jo e jo, por edhe kur thuhet nga Kabineti, ai është nocion abstrakt. Hetimi penal nuk mund të zhvillohet mbi kabinetin.

Por edhe pretendimi se kjo dëshmitare është intimiduar nga persona të fortë, ajo ka thënë se “unë i qëndroj dëshmisë sime”. Në të gjitha rastet një provë e tillë do të duhet të plotësohet edhe me prova të tjera. Lidhur me dëshmitaren, ajo ka statusin e të pandehurës në këtë procedim dhe sipas Kodit, thëniet e një të pandehure merren me rezervë.

Rreziku i prishjes së provave nuk u provua me fakte reale, por janë konsiderata që në themel të tyre kanë ish-funksionin e ministres që mbante Balluku. Po të kishte prishje provash do kishte një akuzë të dytë për pengimin e drejtësisë”, tha Manja.

Gjatë argumentimit të socialistëve, Manja tha se as rreziku për arratisje, nuk qëndron në rastin e Ballukut, pasi kjo e fundit ka dorëzuar te autoritete edhe pasaportën edhe kartën e identitetit.

Ai theksoi se sa herë gjatë kësaj periudhe asaj i është dashur të udhëtojë jashtë vendit për çështje pune, është rikthyer.

“Sa i përket rrezikut të arratisjes, ai duhet të jetë real dhe jo I supozuar. Balluku edhe pse ka qenë në dijeni të hetimeve të saj, ka udhëtuar disa herë jashtë shtetit dhe është kthyer në Shqipëri.

Ka udhëtuar në Bukuresht, në Athinë, në Romë dhe në të gjitha rastet është kthyer duke reflektuar një sjellje të rregullt dhe jo shmangëse ndaj autoriteteve proceduese. Ka dorëzuar të gjitha dokumentet e identifikimit, madje edhe kartën e re të identitetit. Ju e dini shumë mirë që me kartë identiteti lëvizet në vendet e rajonit. Pretendimi se shtimi i sanksionit penal mund të çojë në një rrezik për tu arratisur bie poshtë”, tha Manja.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI