Flash

Meloni ndaj sulmeve në Iran: Jemi të vendosur të luftojmë spekulimin

Lapsi.al 9 March 2026
Meloni ndaj sulmeve në Iran: Jemi të vendosur të luftojmë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar se nuk ka elementët e nevojshëm për të marrë një qëndrim të qartë mbi sulmin e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit. Në një intervistë në emisionin televiziv Fuori dal coro, Meloni tha se pothuajse askush në Evropë nuk ka informacion të mjaftueshëm për të dhënë një gjykim kategorik mbi situatën.

Kryeministrja kështu konfirmoi qëndrimin e qeverisë, duke vendosur të mos mbajur anë. Megjithatë, Meloni thotë se pajtohet me deklaratat e tij, duke theksuar se duhet të merremi me një situatë në të cilën rregullat e së drejtës ndërkombëtare janë shkelur objektivisht.

“Sepse unë objektivisht nuk kam elementët e nevojshëm , siç pothuajse askush në Evropë nuk i ka, në fakt askush, për të marrë një qëndrim kategorik nga kjo pikëpamje. Për momentin nuk ka alarme të veçanta për sigurinë, por për arsye parandaluese jemi maksimalisht të mobilizuar. Jemi të vendosur të luftojmë spekulimin. Përfitoj nga rasti të përsëris se u këshilloj të gjithëve kujdes, sepse nuk e përjashtoj që, nëse do të kemi prova për sjellje spekulative, të rrisim edhe taksat për kompanitë përgjegjëse dhe t’i përdorim ato para për të ulur faturat, veçanërisht ato të energjisë.Unë nuk mendoj se këto rregulla janë shkelur vetëm me këtë episod, sepse ka shumë precedentë, por sigurisht që tabloja është shumë kaotike.”, u shpreh ajo.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 9 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:03

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI