Flash

Prokuroria e Lezhës çon për gjykim 9 persona, mes tyre 3 ish-drejtues të Kadastrës

Lapsi.al 9 March 2026
Prokuroria e Lezhës çon për gjykim 9 persona, mes tyre 3

Prokuroria e Lezhës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale që lidhet me ndërtimet pa leje në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin. Për këtë çështje janë marrë të pandehur në total 9 persona.

Sipas organit të akuzës, tre ish-drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë, Gentjan Malota, Artur Shabaku dhe Admir Maxhani, akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Për të njëjtën akuzë do të përballen në gjykatë edhe dy ish-drejtues të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Kol Malaj dhe Flori Gjini, si dhe polici i zonës së Shëngjinit, Martin Ndoka.

Ndërkohë, i pandehur është marrë edhe ndërtuesi Pjetër Tuçi, i cili akuzohet për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.

Në këtë dosje janë përfshirë edhe dy inxhinierë ndërtimi, Luiza Bala dhe Hekuran Xhina, të cilët do të përballen me akuzën për “Falsifikim dokumentesh”. Pas përfundimit të hetimeve, dosja i është dërguar gjykatës për shqyrtim të mëtejshëm.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 9 mars 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.4 lekë dhe do shitet me 83.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:03

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI