Flash

PS rrëzoi kërkesën e SPAK, Bardhi: Shtet i marrë peng nga korrupsioni

Lapsi.al 9 March 2026
PS rrëzoi kërkesën e SPAK, Bardhi: Shtet i marrë peng nga

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas vendimit të shumicës socialiste për të mos lejuar heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mbron korrupsionin dhe po pengon drejtësinë.

Bardhi e cilësoi vendimin e shumicës si një përpjekje për të bllokuar hetimet dhe për të mbrojtur zyrtarë të lartë të përfshirë në afera korruptive.

Sipas tij, kryeministri është i kapur në një sistem korrupsioni që, sipas opozitës, është ndërtuar nga vetë qeveria.

“SPAK-u ka paraqitur prova për 11 tendera me vlerë 1.1 miliardë euro, si dhe prova për presion ndaj dëshmitarëve përmes të fortëve dhe parave. Në çdo demokraci normale, Parlamenti do t’i hapte rrugë drejtësisë. Por sot pamë diçka tjetër: jo vetëm Kryeministri është peng, por edhe Parlamenti po mbahet peng për të mbrojtur sistemin e korrupsionit, me arkitekt Edi Ramën dhe zbatuese Belinda Ballukun e shumë të tjerë si ajo“, thuhet në reagimin e Bardhit.

Bardhi theksoi se kjo situatë, sipas tij, nuk është më vetëm një debat i brendshëm politik, por edhe një test për Shqipërinë në raport me integrimin europian.

Ai bëri thirrje për protestë qytetare, duke deklaruar se më 12 mars para Parlamentit qytetarët do të reagojnë kundër asaj që ai e cilësoi si kapje të shtetit nga korrupsioni.

“Me qendrimin e Edi Ramës pro Belindës (korrupsionit), kundër drejtësisë (integrimit), konfirmohet e zeza mbi të bardhë: vendi qeveriset nga një kryeministër peng i një të pandehure të SPAK-ut. Kur shteti merret peng nga korrupsioni, fjala u mbetet qytetarëve. Më 12 mars, para Parlamentit, shqiptarët do t’i tregojnë Edi Ramës se Shqipëria nuk është peng i askujt”, deklaroi kreu i Grupit Parlamentar të PD.

Të këshilluara

Çështja Balluku/ Rama akuzon median dhe SPAK

Kryeministri Edi Rama është kthyer sërish me një gjuhë të ashpër sa i përket çështjes së Belinda Ballukut. Ai ka deklaruar se ndaj Belinda Ballukut është ngritu...

11:13

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI