Flash

Shpallen fitueset e Çmimit “Mirash Ivanaj – Mësuesi i Vitit 2026”

Lapsi.al 9 March 2026
Shpallen fitueset e Çmimit “Mirash Ivanaj – Mësuesi i

Më 8 mars u finalizua edicioni i parë i Çmimit “Mirash Ivanaj – Mësuesi i Vitit 2026”, njënismë e Fondacionit M. & M. Ivanaj Institut, e krijuar për të vlerësuar përkushtimin dhe ndikimin e mësuesve në formimin e brezave të rinj.

Procesi i këtij çmimi zgjati më shumë se dy muaj dhe përfshiu propozime nga publiku si dhe votim të hapur online. Në total u regjistruan mbi 18,000 vota, duke e bërë këtë një nga nismatmë të gjera të përfshirjes publike në vlerësimin e figurës së mësuesit.

Nga ky proces u përzgjodhën 10 finaliste për secilin cikël arsimor, të cilat u vlerësuan përpunën, përkushtimin dhe ndikimin e tyre në komunitetin shkollor. Në përfundim, u shpallën 9 mësuese fituese, të renditura në vendin e parë, të dytë dhe të tretë për secilin cikël.

Fitueset u nderuan me kupën e çmimit dhe me një shpërblim financiar si shenjë vlerësimi përkontributin e tyre në arsim: 4,000 euro për vendet e para, 3,000 euro për vendet e dyta dhe 2,000 euro për vendet e treta.

Sipas strukturës së çmimit, 70% e vlerës monetare i jepet drejtpërdrejt mësueses fituese, ndërsa 30% është e dedikuar për realizimin e një iniciative apo projekti edukativ që ajo dëshiron të zhvillojë me nxënësit e saj. Në këtë mënyrë, çmimi nuk mbetet vetëm një vlerësimpersonal, por kthehet edhe në një investim konkret në procesin mësimor.

Vendet e para u fituan nga Edlira Saraçi (Edith Durham), Juli Kovaçica (Edith Durham) dhe Majlinda Ziu (Sami Frashëri).

Rezultatet treguan gjithashtu një konkurrencë të fortë mes shkollave. Shkolla “Edith Durham”rezultoi më konkurruesja, me 3 fituese, duke zënë edhe vendin e parë në 2 nga 3 ciklet. “Sami Frashëri” renditet e dyta me 2 fituese, të dyja në ciklin e arsimit të mesëm.

Shkolla të tjera të përfaqësuara mes fitueseve janë edhe “Sabahudin Gabrani”, “AndrokliKostallari”, “4 Dëshmorët” dhe “Petro Nini Luarasi”.

Çmimi “Mirash Ivanaj – Mësuesi i Vitit” synon të kthehet në një traditë vjetore, duke vlerësuar figurën e mësuesit dhe duke promovuar meritokracinë në arsim, në frymën e reformatorit të arsimit shqiptar Mirash Ivanaj. (Artikull Promocional) 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI