Flash

Von Der Leyen: Ballkani Perëndimor, pjesë e BE, tani! Afrojmë Moldavinë dhe Ukrainën

Lapsi.al 9 March 2026
Von Der Leyen: Ballkani Perëndimor, pjesë e BE, tani! Afrojmë

“Ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së që tani”! Ky është mesazhi i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa bota po përballet me një tjetër konflikt të armatosur, atë në Lindjen e Mesme.ipas saj, rendi botëror nuk ekziston dhe nuk do të kthehet më.

“Europa nuk mund të jetë më një kujdestare e rendit të vjetër botëror, sepse bëhet fjalë për një botë që ka ikur dhe nuk do të kthehet më. Është me rëndësi të madhe që ne të përgatitemi duke afruar Ballkanin Perëndimor, Moldavinë dhe Ukrainën me Unionin tonë, që tani. Zgjerimi nuk ka të bëjë me ideologjinë. Është një çështje interesi dhe sigurie të përbashkët europiane. Dhe ne duhet të jemi gati të përmbushim detyrat sapo të vijë koha”.

Sa i përket luftës ndaj Iranit, presidentja e Komisionit Evropian kërkoi të mos derdhen lot për një regjimi vrastar.

“Europa duhet të përqendrohet në realitetin e situatës, për ta parë botën ashtu siç është në të vërtetë sot. Dhe dua të jem e qartë, nuk duhet të derdhen lot për regjimin iranian. Ne duhet të jemi të përgatitur ta projektojmë fuqinë tonë në mënyrë më të vendosur”.

Deklarata e Presidentes Von der Leyen erdhi në një kohë, kur në Bruksel u mblodhën ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian për të diskutuar situatën e sigurisë që prej fillimit të konfliktit të Iranit, duke shqyrtuar edhe mundësinë që kjo luftë të sjellë një valë të re emigracioni në Evropë.

Të këshilluara

Plagoset me armë një 39-vjeçar turk në Sauk

Një shtetas turk 39-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në një spital privat në Tirana, pasi ka marrë një plagë në...

20:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI