Flash

"Balluku", reagon Komisioni Europian: I takon Parlamentit të trajtojë kërkesën

Lapsi.al 10 March 2026
"Balluku", reagon Komisioni Europian: I takon Parlamentit të

Komisioni Europian ka reaguar lidhur me vendimin e shumicës parlamentare për të rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku.

Në një përgjigje zyrtare për Report Tv, një zëdhënës i Komisionit Europian theksoi se institucioni që ai përfaqësonte nuk komenton raste që janë në proces zhvillimi e sipër.

“Ne nuk komentojmë raste në zhvillim. I takon Parlamentit të Shqipërisë të trajtojë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij”, thuhet në përgjigjen e Komisionit Europian për Report TV.

Reagimi vjen pasi Partia Socialiste përmes një raporti mbajti qëndrim kundër kërkesës së SPAK për autorizimin e arrestimit të deputetes Belinda Balluku, e cila sipas informacioneve të bëra publike është nën akuzë për parregullsi në dhënien e tenderave publikë dhe korrupsion.

Ditën e enjte, datë 12 mars 2026 pritet të merret edhe vendimi përfundimtar në Kuvend për imunitetin e Ballukut. Deputetët do të votojnë pro ose kundër heqjes së imunitetit të Ballukut. Vota e deputetëve në Kuvend është vendimtare për ‘fatin’ e Ballukut, pasi ose do i hapet rruga SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministres, ose ajo do të vijojë të hetohet në gjendje të lirë.

Mazhoranca pretendon se nuk janë kushtet që Balluku të hetohet në masën e sigurisë ‘arrest me burg’, pasi ajo nuk ka më funksione ekzekutive. Nga ana tjetër, SPAK pretendon se Balluku përmes personave me profik kriminal ka kërcënuar dëshmitarët dhe ka tentuar të prishë provat. Kjo është arsyeja sipas Prokurorisë së Posaçme që ajo duhet të hetohet në masën e ‘arrestit me burg’/  Report Tv

Të këshilluara

Shtohen truprojat për Brahon dhe Dumanin

Masat e sigurisë janë forcuar për drejtuesit e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Klodjan Brahos, i janë shtuar dy truproj...

16:05

Shtohen kreditë problematike në vend

Raporti i kredive me probleme e nisi me një rritje të lehtë vitin 2026. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në janar raporti i kredive me probleme isht...

17:04

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI